Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjet denoncimin e një qytetari ndaj drejtoreshës së kopshteve dhe çerdheve në Bashkinë e Tiranës, Zhaneta Beqiri.
“Në Tiranë sot 1 kg sheqer e gjen 70 lekë, ia faturon fëmijëve me 130 lekë të reja kg.
Qumështi nga 110 lekë litri e faturon 130 lekë. Bizele të ngrira nga 150 lekë kg e faturon 350 lekë të reja.
Kosin nga 100 lekë e faturon 120 lekë. Makaronat nga 100 lekë i faturon 180”, shkruan Berisha.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit
Drejtoreshë Hajnia e Lal Plehut akuzohet për vjedhje të mëdha!
Vjedhje të mëdha me ushqimin e femijëve!
Ja si ju faturohen ushqimet e kopshteve dhe çerdheve.
Në Tiranë sot 1kg sheqer e gjen 70 ja faturon femijëve me 130 lek të reja kg.
Qumështi nga 110 lek litri e faturon 130 lek.
Bizele të ngrira nga 150 lek kg e faturon 350 lek të reja.
Kosin nga 100 lek e faturon 120 lek.
Makaronat nga 100 lek i faturon 180.
-prinderit i paguajnë ndrikullës 100 mijë lek gjobë për regjistrimin e femijëve në kopshte dhe çerdhe.
Ndrikulla ka bërë listën me 45 gra militante për ti larguar nga puna.
Gjoba për rekrutimin e punonjësve të reja është 2,5 milionë lek.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Z Berisha! Dua tju informoj në lidhje me një babëzi që po ndodh në Bashkinë e Tiranës dhe kryesisht në Drejtorinë ekonomike që mbulon kopshtet dhe çerdhet e gjithë bashkisë Tiranë.
Drejtoresha e kësaj drejtorie është Zhaneta Beqiri. Po kush është Zhaneta e katapultuar nga Konispoli i Sarandës.
Nga mesuese në ciklin e ulët në Konispol, pasi ju bë burri për herë të katërt kryetar bashkie, Erion Veliaj e merr në Tiranë dhe e emeron drejtoreshë të madhe.
Para pak ditësh kjo drejtoreshë e dhunshme, ka thërrit në takim gjithë drejtorët e kopshteve dhe çerdheve dhe i kërcënon të bëjnë dorëheqje.
Dhe këtë e bëri fill pasi u sigurua se do qëndronte sërish drejtoreshë në krye të drejtorisë hajdute që zhvat familjaret që kanë fëmijet në kopshte, duke ju marrë kafshatën. Si e realizon këtë? Në dr.ekonomike ka sjellë mbesa, nipër dhe dhendurrë nga Konispoli. Shefe finance ka marrë Blerta Ndreu kunatën e Pjerinit. Drejtoria është kthyër në zyra farafisnore nga Konispoli.
Vjedhja fillon që në 7 të mëngjeit. Çdo supermarket në Tiranë sot 1kg sheqer e gjen 70 lek kurse zonja ja faturon femijëve me 130 lek te reja kg. Qumeshti nga 110 lek litri e faturon 1300 lek.
Bizele të ngrira nga 150 lek kg e faturon 350 lek të reja. Kosin nga 100 lek e faturon 120 lek. Makaronat nga 100 lek i faturon 180. Po citoj vetëm keto pak produkte pasi nuk llogaritet po të kalosh tek detergjentet që janë masë shumë të madhe dhe me çmime skandaloze perfshi dhe çarçafet e gabit që i sjell aty për çarçafë të rinj.
Mos harro frutat me cilesitë më të dobëta perfundojnë në guzhinat e kopshteve për fëmijet tanë. Eshtë shumë e lehtë që keto që po të shkruaj prokuroria ti verifikojë kollaj.
Gjithashtu Zhani i Konsipolit i therret drejtoreshat një nga një në zyrë duke ju bërë presion për të dhënë dorëheqjen sepse nuk janë në profilin e tyre ku ka drejtoresha që kanë nga 20 vjet eksperience në arsim. Burime të sakta flasin për nje liste prej 45-50 gra militante per ti zevendesuar ku gjoba për tu rekrutuar gjoja me testimet e famshme është 2.5 milion lek të vjetra. Nuk prish karieren time per ju thote Zhaneta, prandaj jepni doreheqje.
Harova dhe kete z Berisha. Rregjistrimet e fëmijëve për çerdhe dhe kopështe i regjistron vetë..për gjithë tiranën..rrinë me ditë të tëra në pritje kur i teket asaj dha u merr nga 100 mijë lekë të vjetra..duke mohuar bordet e regjistrimeve në çerdhe dhe kopështet ku janë pjestarë dhe prindrit..pra thjesht për makutëri dhe abuzim..Shpresoj ta publikoni këtë babëzi të saj dhe grupit farefisnor të saj. Faleminderit.