Kryetari i Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka kërkoi dje nga mazhoranca garanci për zbatimin e Reformës në Drejtësi ndërsa replikoi në Parlament me përfaqësuesit e mazhorancës. “Në fakt, do ta përdor këtë 2-minutësh jo për replikë me parafolësin, por për të sqaruar vetëm një moment: parafolësi tha se uroj që, pas reformës, opozita të vazhdojë me frymën e konsensusit dhe t’i votojmë bashkërisht të gjitha projektligjet, marrëveshjet që janë në interes të qytetarëve. Them ta sqaroj këtë moment, megjithëse nuk ka nevojë të sqarohet, se opozita ka votuar gjithnjë, çdo projektligj, çdo akt, çdo marrëveshje, çdo reformë që është në interes të qytetarëve. Reforma në Drejtësi ishte vetëm e fundit e në këtë varg, ndryshe nga Rilindja në opozitë, që nuk votonte asnjë akt, asnjë ligj, asnjë reformë, edhe kur ishte shumë e qartë, edhe kur vihej nën presionin e ndërkombëtarëve, edhe kur ishte kërkesa maksimale e qytetarëve që ato akte të kalonin. Mjafton t’ju kujtoj tre ligjet e famshme që nuk i votuat e nuk i votuat, me justifikime absurde, asnjëherë të mirëqena, si ai i Qarkut të Fierit apo ku e di unë se çfarë, se s’po ju them edhe justifikime më qesharake si ajo që tha kryetari i grupit tuaj atëherë, kur tha se nuk do t’i votojmë ligjet se kanë rrahur punonjësin e Ujësjellësit në Tepelenë, po këto hyjnë te pjesa e humorit”, tha Paloka. Ai theksoi se, “Ashtu siç bëmë me reformën kemi bërë dhe do të vazhdojmë të votojmë çdo akt në interes të qytetarëve. Ju sot keni detyrimin që pas votimit të reformës të mbani fjalën, të mbani premtimet që ju keni dhënë qytetarëve, se pas votimit të reformës çdo problem i tyre do të zgjidhet. Unë e di shumë mirë se kjo ishte propagandë boshe e Ramës, i cili kërkonte të hiqte vëmendjen nga të gjithë problemet e tjera, nga interesat e tjera të qytetarëve dhe ta fokusonte vëmendjen te reforma. Kjo tashmë iku, nuk keni ku kapeni më. Uroj që shpejt t’u tregoni qytetarëve se nuk i keni mashtruar dhe rimashtruar siç keni bërë gjithë këto vjet. Qytetarët presin, reforma kaloi, tregoni se i keni pasur me gjithë mend ato që ju keni premtuar”.
Kryesore
Continue to the categoryVIDEO/ Pas amerikanëve, edhe BE i tregon vendin deputetëve mbështetës të...
Një video nga takimi i deputetëve të Parlamentit Shqiptar me eurodeputetët e Parlamentit Europian, tregon Gazmend Bardhin, i cili del te shfaqja e tij...