Zëdhënsja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një reagim në Facebook shkruan se, hetimi për faturat e luksit të Maznikut në Spanjë të paguara nga Fusha do të ketë të njëjtin fat si hetimi i Veliajt për vrasjen e Ardit Gjoklaj.
“Prokuroria si vegël për të mbyllur debatin publik dhe çështjet ligjore të anëtarëve të bandës së Edi Ramës.
Mediat thonë se prokuroria ka nisur hetimet për Maznikun e bashkisë. Deri me sot nisja e hetimeve nga prokuroria ka patur për qëllim mbylljen e debatit publik fillimisht e me pas ate juridik me deklarimin e pafajshem ose në mos gjykim për procedurë.
Prandaj këto pseudo nisje hetimesh deri me sot kanë rezultuar flluske e madhe…
Njesoj si Fusha prokuror mbyllte ceshtjen e Veliajt “ vrases” te Ardit Gjoklajt,sot PPP e Rames do ta mbylle PPP-ne, Fusha- Mazniku. Sot ende kemi pa asnjë rezultat hetimet për unazën, hetimet për uniformat e policisë bashkiake, etj etj.
PPP e Rames mund ti zvarris, te tentoje ti prish perkohesisht por asnje ceshtje nuk do te harrohet e nuk do te kaloje pa u gjykuar!”, shkruan Ina Zhupa.