Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, duke komentuar raportin përfundimtar të OSBE-ODHIR, shprehet se zgjedhjet e 30 qershorit, nisur edhe nga gjetjet e evidentuara nga OSBE/ODIHR në raportin final, janë të pavlefshme.
Nga studio e Neës 24, Mustafaj tha se, raporti i vëzhguesve flet për një situatë kritike zgjedhore çka detyrimisht duhet të sjellë zgjedhje vendore të parakohshme.
“Këto zgjedhje janë të pavfleshme, kur është shkelur kushtetuta, nuk kishte alternative, kur KQZ nuk funksinoi si e pavarur, Kolegji Zgjedhor ka marrë vendime në kundërshtim me ligjin, presione ndaj administratës. Pra, këto elementë bëjnë që zgjedhjet moralisht të jenë të pavlefshme.
Ky raport duhet të prodhojë detyrimisht zgjedhje lokale të parakohshme, për t’i dhënë pushtetit vendor edhe legjitimitet. Ne jemi në një situatë kur dëgjojmë se Shkodrën do ta qeverisë nënkryetari, pra një njeri pa mandat politik, pa mandat zgjedhor. E tillë do jetë situata edhe në Vorë. Opozita thotë se ka fakte edhe për kryebashkiakë të tjerë me probleme”, u shpreh ish-ministri i Jashtëm.
Duke iu referuar aksionit opozitar, Mustafaj tha se vëmendja nuk duhet të përqendrohet vetëm te protestat, por edhe te promovimi i alternativës së saj si forcë për të qeverisur vendin nesër. Zgjidhja e krizës politike që po kalon vendi, tha ai, duhet të vijë përmes dialogut.