Manipulohen rezultatet e provimit të pranimit në Shkollën e Policisë: 5000 euro, ose…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër skandal, ku tregon se kandidatët fitues në shkollën e Policisë, kanë paguar 5 mijë euro nën dorë për të kaluar tek lista fituese.

Në postimin e tij Berisha ka publikuar mesazhin e një kandidati jo fitues në Shkollën e Policisë, i cili tregon gjithë mekanizmin e korrupsionit që nxori në dritë konkursi për shkollën e policisë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Manipulohen rezultatet e provimit te pranimit ne Shkollen e Policise!

Fitojne 5000 eurot ose mbeshtetja politike!

Lexoni mesazhet e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje zoti sali berisha doja t beja nje denoncim per sa i perket provimit me shkrim per shkollen e policis u be cdo gje m manipulim kush kishte njerez t pushtetshem n krah mori piket e sakta kurse t tjeret u ngrohen ne diell te lutem anonim.

Zoti doktor drejtori shkolles bilbil memaj zevendes drejtori ylli vasili i kan vonuar korgjimet e testit 8 or aty jan ber t gjitha dallaveret, njerezit m pik t larta ju hoqen piket edhe ju kaluan aplikanteve qe kishin hedhur lekun qe cmimi ka aritur deri ne 5 mij € n oren kater t mengjesit kan dal piket e grupit t dyt qe ska ndosh nonjeher t dalin aq von po turp ti vij ketij shtetit qe ngeli duke fut polic gjithe militantet e ps.

Anonim te lutem.

Artikulli paraprakDy kushtet e reja të Gjermanisë: Paligjshmëria e 30 Qershorit dhe hetimet për blerjen e votave
Artikulli tjetërMë shumë mobilizim opozitar