Nga Sali BERISHA
Nje nekrologji nderkombetare per shtetin ligjor dhe demokracine ne Shqiperi.
-Autopsi e vertet e rregjimit te kakistokracise!
Miq, raporti perfundimtar i Misionit te Vezhguesve te OSBE/ODHIR per farsen moniste te 30 qershorit, vetekuptohet i perqendruar paresisht ne procesin e farses moniste elektorale, ben nje radiografi te gremines ne te cilen ka rrokullisur Shqiperine Edvin Kristaq Mafia. Qe ne fillim dua te them se nuk kishte asnje dyshim se kjo farse moniste ishte antikushtetuese, antidemokratike dhe binte ne kundershtim flagrant me Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, parimet e saj per zgjedhjet demokratike.
Pikerisht keto arsye detyruan Keshillin e Europes ne nje akt te pa precedent ne historine e tij te anulloje misionin e vezhgimit te kesaj farse moniste, e para e ketij lloji ne Europe pas renies se perdes se hekurt.
Perveç ketyre, pavaresisht se Misioni i OSBE/ODHIR per arsye politike preferoi te mos bojkotoje vezhgimin e farses moniste te Edvin Mafise, e verteta eshte se edhe ky Mision, ne mbrojtje te parimeve dhe standarteve nderkombetare te zgjedhjeve ne vendet e lira, rrezoi ne menyre perfundimtare kete farse qe ne raportin e tij paraprak te publikuar ne fillim te korrikut qe kaloi. Ne kete raport ai deklaroi se kjo farse moniste “perfilli pak” interesin e zgjedhesve, pra vetekuptohet ajo u zhvillua per interesin e krye kreut te meduzes dhe karriges se tij, madje misioni de facto e shpalli farsen zgjedhore si antikushtetuese, pra zhvillim jo legjitim apo si nje grusht shteti pasi deklaroi se dekreti i anullimit te farses moniste nga presidenti mund te rrezohej vetem nga Gjykata Kushtetuese dhe jo nga KQZ e shnderruar ne Gjykate Kushtetuese nga Edvin Mafia, duke pohuar keshtu se ai dekret ishte ne fuqi dhe sipas ligjit, farsa moniste nuk mund te zhvillohej me dt 30 qershor.
Dua te shtoj ketu se ne takimin para largimit nga Tirana te zj Glover me trupin diplomatik deshtuan totalisht perpjekjet e ndonje diplomati per ti shkeputur ne ate takim asaj per llogari te qeverise se Edvin Mafise qofte dhe nje grimce vleresim te vetem te pergjithshem pozitiv per procesin, sa per te cilsuar farsen “sadopak“ legjitime apo “deri diku” te pranueshme.
Por tani le te kthehemi ne tek raporti perfundimitar i Misionit te vezhgimit te OSBE/ ODHIR per farsen moniste te 30 qershorit.
Pa asnje diskutim ky eshte raporti me negativ, me damkoses i publikuar ndonjehere nga ky institucion per zgjedhjet ne nje vend te hapsires se OSBE.
Por ky raport nuk eshte vetem nekrologjia e nje farse te turpshme moniste te 30 qershorit por ai shume me teper se kaq. Eshte nje goditje nukleare per narkoshtetin e Edvin Mafise, kakistokracine e tij.
Raporti eshte nekrologjia e shtetit ligjor ne Shqiperi dhe njeherazi autopsia e narkoshtetit, shtetit zuzar, antidemokratik te Edvin Mafise, narko institucioneve te tij qe kane zevendesuar shtetin ligjor dhe institucionet e tij demokratike.
Ne kete kontekst, ndonese eshte tmerresisht e hidhur, dua te pranoj se kjo eshte nje merite historike e ketij Misioni. Ky eshte raporti i pare nderkombetar qe nxjerr ne driten e diellit me te gjithe shemtine e tij fytyren e vertet te narkoshtetit te pare ne Europe, ate fytyre qe makineria e propagandes qeveritare, por mjerisht rendom edhe raporte te huaja publike, e kane fshehur, lustruar, injoruar.
Miq, midis te gjitha proceseve te nje shoqerie te lire, ne procesin zgjedhor ka nje nderveprim me te gjere e me intensiv se sa ne çdo proces tjeter, te kushtetutes, kodit elektoral, kodeve dhe ligjeve te tjera si dhe te te gjitha pushteteve, institucioneve, faktoreve shoqeror dhe politik te nje vendi.
Shteti ligjor e ka gjenezen ne voten e lire por edhe procesi zgjedhor eshte edhe prova, testi me themelor i funksionimit te tij.
Raporti perfundimtar i Misionit te vezhguesve te OSBE/ODHIR deshmon paragraf pas paragrafi se ne Shqiperi shteti ligjor, ligjet, kushtetuta, institucionet qe te gjitha pa perjashtim jane te rrenuara nga kapja e tmerrshme e narkoshtetit dhe krye kreut te meduzes Edvin Krista Mafia.
Ky raport ne mbi 97% te paragrafeve te tij denoncon pa ekuivok dhunimin flagrant ne çdo hap te farses moniste, te kushtetutes dhe ligjeve te vendit, rrenimin e plote te sigurise juridike si arkitrau i shtetit ligjor dhe funksionimit te tij. Raporti fakton se i gjithe ky proces shkaterrimtar eshte ndermarre me qellime politike dhe personalisht nga vet kreu i meduzes Edvin Mafia, te cilin nuk nguron ta permned direkt per ta turperuar sipas motos ‘name and shame’ – ‘permend dhe turperoje’.
Perveç goditjes se krye kreut, raporti godet fatalisht me fakte konkrete institucionet e narkoshtetit dhe narkozyrtaret horra te tij, si narko qeveritaret, narkoanetaret e KQZ, te cilet me urdher partiak marrin persiper çdo rol dhe funksion nga gjykates kushtetues, ne genjeshtar te neveritshem ordiner, ne shkeles te ligjit dhe kriminele elektoral. Raporti denoncon gjithashtu se ne narkoshtetin e Shqiperise, njelloj si ne çdo diktature, narkogjykatesit me vendimet e tyre absurde ne sallen e gjyqit, shkruajne ligje pra kryejne krime elektorale me urdher politik dhe se ata ndodhen nen satren e Vetingut te kontrolluar fund e krye nga kryekreu e meduzes.
Po keshtu ai denoncon shkeljen masive te ligjit nga narko prokuroret dhe narko policet bandite e kriminele, te cilet qendrojne jo per hetimin por per fshehjen e krimit elektoral.
Raporti denoncon narkokomisioneret, per te cilet ligj eshte vullneti i partise, narkoklientelen ne te cilen ne dhunim flagrant te ligjeve nje person eshte shperblyer me kater liçenca kombetare mediatike. Ai gjithashtu denoncon dhunimin masiv te ligjeve te vendit nga mijra e mijra punonjes te administrates se narkoshtetit, te cilet detyrohen te marrin pjese ne mitingjet e kryekreut te meduzes apo dhe te votojne haptas per te ruajtur vendin e tyre punes.
Te gjitha keto zhvillime ne narkoshtetin e vetem ne Europe ndodhin para syve te shqiptareve dhe botes ne kushtet kur procesi zgjedhor monist i 30 qershorit ishte tashme ekskluzivisht vetem e vetem ne duart e fallangave te tij dhe pa ndikimin e askujt tjeter.
Perveç ketyre, ky raporti perdundimtar i Misionit te Vezhguesve te OSBE/ODHIR eshte nekrologjia e shtetit ligjor dhe autopsia e narkoshtetit te Edvin Kristaq Mafise pasi ne nje seri paragrafesh dhe ne menyre te perseritur e precize deshmon dhe denoncon se shteti zuzar shqiptar ka dhunuar ne menyre flagrante, duke filluar direkt personalisht nga krye kreu i meduzes Edvin Mafia dhe mafiozet e tij te tjere me radhe, nene kryesore te te gjitha konventave nderkombetare qe Shqiperia ka firmosur dhe qe lidhen me parimet e shtetit ligjor dhe zgjedhjeve te drejta, lirite themelore te qytetareve duke filluar nga Deklarata Universale e te Drejtave te Njeriut e OKB, Karta e Kopenhagenit per Zgjedhjet e Lira, Konventa Europiane e te Drejtave te Njeriut, Dokumentat e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, Kodit te Venecias per zgjedhjet e lira, Konventes Europiane per te Drejtat e Minoriteteve, Konventes Nderkombetare per Personat me Aftesi te Kufizuar.
Si perfundim, mund te thuhet se Raporti i Misionit te vezhgueseve te OSBE/ODHIR eshte dokumenti i pare madhor nderkombetar qe bene radiografine e narkoshtetit te pare ne historine e Europes qe ndertoi ne Shqiperi ne bashkepunim me krimin dhe mafien e droges nje monster skiziode me emrin Edvin Mafia.
Opozita ka meriten e veçante se ajo me guxim e vendosmeri paralajmeroi dhe denoncoi me kohe zevendesimin e shtetit ligjor me narkoshtetin e mafies se droges dhe krimit si dhe papajtueshmerine absolute te Edvin Mafise me voten e lire.
Ajo prej kohesh eshte ne nje beteje pa kthim me rregjimin e e kakstokracise, permbysja me te gjtha mjetet e mosbindjes civile eshte vendimtare per fatin e shqiptareve dhe te Shqiperise! sb