Atletico Madrid nuk është dorëzuar në objektivin e tij për të pasur sërish në skuadër Diego Costën. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja “Daily Mirror”, futbollisti është gati t’i bashkohet skuadrës së Diego Simeones, por nuk do të krijojë polemika e kaos për t’u larguar nga “Stamford Bridge”. Mësohet se Atletico Madrid ka vënë në shënjestrën e tij edhe Carlos Bacca nga Milani, por kolumbiani konsiderohet nga madrilenët si një alternativë e Diego Costës, nëse bisedimet për këtë të fundit dështojnë.
Kryesore
Continue to the categoryAtentati në Shkodër, Basha: Ngjarja tregon dorëzimin e shtetit para bandave...
Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar për atentatin e fundit në Shkodër, duke e cilësuar situatën si një alarm për qytetarët.
Në...