Kryemashtruesi/ Veliaj solli nga Viena “trofeun” që nuk ekziston, organizatorët e nxjerrin bllof

Nga  data 3 deri në 4 shtator kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në konferencën e përvitshme “Bridge for Cities 4.0”, e mbajtur në Vienë, ku së bashku me homologë dhe personalitete, të ftuar diskutuan në një tryezë të rrumbullakët  mbi promovimin e zbatimit të Axhendës 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm, themelimin e një platforme urbane për krijimin e një rrjeti dhe nxitjen e bashkëpunimeve të ndërsjellta.

“Faktoje” komunikoi me organizatorët për të pyetur nëse gjatë  kësaj konference ka pasur shpërndarje vlerësimesh apo çmimesh dhe nëse po a i është dhënë një i tillë kryetarit të bashksë së Tiranës Erjon Veliaj.

ggg

Në përgjigjen që Faktoje mori nga shkëmbimi i e-maileve shpjegohet se OKB nuk ka  dhënë asnjë çmim apo vlerësim. “Erion Veliaj ishte një nga folësit pjesëmarrës në një tryezë të rrumbullakët për kryetarët e bashkive dhe qyteti i Tiranës ra dakord të mbështesë deklaratën për të cilën bëhej eventi.”-thuhet në përgjigjen e organizatorëve të “Bridge for Cities 4.0”.

Përgjigja zyrtare nga OKB

h

Nisur nga përgjigjja që morëm, kjo deklaratë e kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Velia do të kategorizohet si e pavërtetë.

veliaj

Artikulli paraprakÇupi reagon ndaj Lames: Prona në Shqipëri është vjedhur e abuzuar nga kjo qeveri prej 6 vitesh, ftesa është vetëm propagandë
Artikulli tjetërÇ’po ndodh me PPP e rrugës Milot – Balldren? Kuvendi voton nesër kontratë të ndryshme nga ajo e miratuar në MFE