Valencia e shkarkoi trajnerin për shkak të dy lojtarëve të Barcelonës

Valencia shkarkoi trajnerin Marcelino vetëm pas tre javësh kampionat, duke emëruar një trajner tjetër.

Medit në Spanjë kanë bërë me dije se, Marcelino me drejtorin sportiv kishin kërkuar më shumë liri në merkato dhe vendimmarrje, por kjo gjë nuk është miratuar nga presidenti Peter Lim.

Marcelino ka kërkuar që Rafinha dhe Denis Suarez të ishin afrimet e kësaj vere dhe rreth tyre të ndërtonte skuadrën. Vetë Suarez kishte shumë simpati dhe ishte gati të bashkohej me trajnerin e tij të preferuar, edhe Rafinha dëshironte të shkonte në Valencia.

Të dyja këto mundësi u hodhën poshtë nga presidenti, që nuk i vlerësoi lojtarët që trajneri i kishte kërkuar, ndërsa ai mendonte t’u jepte më shumë mundësi lojtarëve të rinj, madje ai ishte i gatshëm të shiste edhe sulmuesin më të mirë të tyre, Rodrigo.

Artikulli paraprakS’është më Parlament por landfill, paralajmërimi i fortë i Bashës për grabitjen, 295 milionë euro
Artikulli tjetërMessi flet për Ronaldon: Nuk e di nëse do të ketë darkë, por natyrisht do ta pranoja ftesën