Kancelarja gjermane, Merkel i jep Ramës dy javë afat përpara se të vendosë për hapjen e Negociatave të anëtarësimit të vendit në BE. Në njoftimin zyrtar të Kancelarisë thuhet se Bundestagu do të vendosë në fund të Shtatorit nëse do të mbështesë hapjen e negociatave. Merkel dhe Rama nuk kanë dalë sëbashku në konferencë për shtyp me gazetarët.
Pra, është një kohe prej dy javësh ku prten zhivillime të reja të cilat do të vendosin nëse Gjermania do të mbështesë apo jo, hapjen e negociatave. Kemi të bëjmë me një afat dyjavor që i është dhënë kreut të qeverisë për të bërë atë që i është kërkuar.
Në një njoftim të radios Deutche Ëelle të një jave më parë thuhej se Gjermania ka vendosur dy kushte të reja për Tiranën zyrtare për hapjen e negociatave dhe ato janë sqarimi i ligjshmërisë së 30 Qershorit dhe hetimet për manipuluesit e votave. Asnjë prej këtyre dy kushte nuk rezulton që të jetë përmbushur dhe diskutuar nga Rama.
Ai vazhdon të konsiderojë të ligjshëm 30 Qershorit pavarëisht se OSBE/ODIHR e rrëzuan atë dhe nga ana tjetër ka amnistuar thuajse të gjithë manipuluesit e votave të zgjedhjeve elektorale të vitit 2017.
Njoftimi i Kancelarisë Gjermane për takimin Merkel-Rama:
55-vjeçari Rama është Kryeministër i Shqipërisë që nga 10 shtatori 2013 dhe u prit nga kancelarja gjermane Angela Merkel me nderime ushtarake.
Negociatat e anëtarësimit në BE
Në fund të shtatorit, Bundestagu do të vendosë nëse Kancelarja Angela Merkel do të marrë ok-ej për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, në samitin e BE-së që do të zhvillohet në mes të tetorit.
Forcimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit në Shqipëri
Gjermania mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në 2009, dhe mbështet pranimin e shtetit Ballkanik në Bashkimin Europian. Gjatë Konferencës së Ballkanit Perëndimor në Posen, më 5 korrik 2019, Kancelarja pranoi se pavarësisht vështirësive politike, kishte përparim të rëndësishëm në të gjithë rajonin.
Shqipëria ka qenë për shumë vite vendi i bashkëpunimit me Gjermaninë për zhvillimin. Gjermania ka një interes të fortë për të kontribuar në kushte të qëndrueshme, demokratike dhe kushtetuese në Shqipëri duke mbështetur procesin e transformimit.
Më parë, Rama ishte në prill 2018 i ftuar në Kancelarinë Federale për të diskutuar me kancelaren Merkel, ndër të tjera edhe afrimin e Shqipërisë në BE. Gjithashtu gjatë një takimi të Ballkanit Perëndimor në Prill 2019 në Kancelarinë Federale u zhvillua një diskutim dypalësh midis dy krerëve të qeverive.