Trump: gati të reagojmë pas sulmeve mbi naftën saudite

Çmimet e naftës u rritën gati 20% në një moment të hënën gjatë shkëmbimeve në bursë. Nafta Brent arriti çmimin më të lartë që nga Lufta e Gjirit Persik në 1991, pasi objekte saudite të rafinerimit u goditën duke përgjysmuar prodhimin e naftës saudite.

Çmimet u stabilizuan disi pasi Presidenti Trump autorizoi përdorimin e rezervave kombëtare të naftës për të stabilizuar linjat e furnizimit.

Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht gati të përgjigjen ndaj sulmeve ndaj objekteve saudite të naftës.

“Kemi arsye të besojmë se e njohim autorin,” tha presidenti përmes një komente të dielën në Twitter. Ai shtoi se po pret të dëgjojë konkluzionet e Arabisë Saudite për të mësuar se kë fajësojnë ata për sulmin dhe se “në çfarë termash duhet të veprohet”.

Arabia Saudite është prodhuesja më e madhe e naftës në botë. Sulmi ndaj objekteve shtetorëre të prodhimit ndërpreu një sasi prodhimi prej 5.7 milionë fuçi në ditë. Kompania nuk ka dhënë parashikime se kur mund të rikthehet në funksionim normal.

Artikulli paraprakJuve hedh sytë nga Isco
Artikulli tjetërNjë urim të përzemërt për nxënësit, prindërit dhe mësuesit në ditën e parë të shkollës!