Nga Sali BERISHA
Një urim të përzemërt për nxënësit, prindërit, mesuesit e tyre në ditën e parë të shkollës!
Një urim të përzemert për të gjithë nxënësit, shkollarët e vendit në tërsi dhe voglushët e klasës së parë në veçanti që ulen sot në bankat e klasave të tyre dhe nisin vitin e ri shkollor 2019-2020.
Le të jetë për ta një vit plot shendet, energji dhe suksese në garën e tyre fisnike të dijes.
Gjithashtu nga zemra le të urojmë mësuesit e vendit, të cilët nisin vitin e ri shkollor me një rroge 15% më të ulet se sa gjashtë vite më parë, të injoruar nga narkoshteti, të përçmuar dhe me kolegë militantë të partisë kanabiste, shumë prej të cilve të padenjë për të hyrë në shkollat tona, që në vend të dijeve iu shpërndajnë drogë femijëve tanë.
Një urim të veçantë për të gjithë prindërit që përcjellin femijët e tyre në ditën e parë të shkollës dhe që për dhjetra mijra prej tyre kushtet e ekonomike dhe siguria e femijëve të tyre bëhen gjithnjë e më të vështira e më problematike.
Kjo ditë e rëndësishme në jetën e fëmijëve tanë është gjithashtu një ftesë për çdo shqiptar për të përmbysur sa më parë regjimin e mafies së drogës dhe kakistokracisë në Shqipëri.
Urime dhe suksese për të gjithë fëmijët, mesuesit dhe prindërit e Shqipërisë! sb