Deri të premten, ditën kur Autoriteti Bankar Europian do të shpallë rezultatin e testit Europian të stresit, Banka Monte dei Paschi di Siena (MPS) do të shpalosë një plan ristrukturimi, një plan që, siç është thënë, nënkupton fshirjen e 27 miliardë eurove kredi të këqija dhe rikapitalizmin (3-4 miliardë euro), që do ta bënin bankën financiarisht të qëndrueshme. Sigurisht, kjo është një kohë e shkurtër. Shpresohej që të kishte një kthesë nga Siena dhe Roma këtë fundjavë, gjë që nuk u materializua, si dhe nuk ka pasur asnjë tregues për kornizën e planit të ristrukturimit, qoftë formalisht apo në mënyrë infromale, pas një takimi dy ditor me bordin konsultativ. Ky nuk është lajmi i mirë duke pasur parasysh se sa në rrezik është Kërkesa e Bankës MPS për t’u stabilizuar, të paktën pjesërisht. Pa këtë dritë jeshile, nevoja për kapital e bazës se bankës në Siena, rrezikon që të rritet me të paktën 2 miliardë euro. Dhe nëse është kështu, rritja në kapital do të jetë shumë e madhe për të mbështetur operacionet, madje edhe partneritetin me bankat investuese (që do të përfshinë konsulentët financiarë JP Morgan, Mediobanca, UBS dhe Citigroup) që ishin shprehur të gatshme për të marrë pjesë në rikapitalizimin, madje pa garanci publike. Në Siena dhe në Romë ka besim se do të gjendet një zgjidhje për bankën. Ka shenja pozitive, dje u pa miratimi i fondit për kreditë e këqija në takimin me shoqatën e investimeve profesionale.
Kryesore
Continue to the categoryPërse progres-raporti i BE nuk flet për arrestime politike në Shqipëri?
Nga Ervis Iljazaj
Në mediat shqiptare sot është publikuar progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2024. Ky progres raport hedh poshtë të gjitha...