Nga Denisa VATA
Pa diskutim që gjithkush që shikon nga larg thotë; bravo për karriket e reja në stadiumin e Burrelit. Dhe të gjithë, pa diskutim nëse nuk do ishim edhe sportdashës, dashamirës të etikës dhe të bukurës, por nga ana tjetër administrata dhe nëpunësi më i thjeshtë bën disa pyetje. Si u bënë këto punime?! Kush i bëri?! Kush i sponsorizoi, siç po dëgjojmë?!
Ata që kanë sponsorizuar a kanë konflikt interesi me Kryetarin dhe Bashkinë Mat?! A janë zbatuar procedurat e ligjit?!
Se është e tmerrshme të mendosh se rëndësi kanë karriket që të marrësh fletë-lavdërimi nga shefi që të ka vendosë, por njerëzit e thjeshtë, ata që s’kanë fuqi as fizike, as ekonomike të shkojnë në stadium, por të paktën duan të dinë që djersa e tyre dhe taksat e tyre nuk shpërdorohen.
Qytetarët e Matit duan njerëz qytetarë, intelektualë e zyrtarë të mirë, jo dallkaukë.