Kreu i opozitës, Lulzim Basha shkruan në një postim në Facebook se, PD dhe opozita ndiejnë përgjegjësi për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ku e ka futur Edi Rama dhe organizata e tij kriminale! Basha shkruan më tej se, Edi Rama dhe organizata e tij kriminale nuk kanë asnjë zgjidhje, as për Shkodrën, as për Shqipërinë.
Postimi i plotë i kryetarit Basha
PD dhe opozita ndiejnë përgjegjësi për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ku e ka futur Edi Rama dhe organizata e tij kriminale!
Edi Rama dhe organizata e tij kriminale nuk kanë asnjë zgjidhje, as për Shkodrën, as për Shqipërinë. Kriza është prodhuar nga bashkëpunimi i politikës me krimin dhe mund të zgjidhet vetëm duke duke ndarë politikën nga krimi.
Ndarje të politikës nga krimi pa proces zgjedhor nuk ka. Proces zgjedhor pa garantuar votën e lirë nuk mund të ketë. Sot në Shkodër pashë vendosmërinë për ti dhënë fund krizës, politike, ekonomike, institucionale dhe kapjes së shtetit nga krimi! #ShqipëriaSiEuropa🇦🇱🇪🇺