Haaland: Het-triku në Champions, gjëja më e çmendur që kam bërë në jetë

Ylli i Salzburgut, Erling Haaland, e përshkroi het-trikun e tij mbresëlënës në Ligën e Kampionëve si gjënë më të çmendur që e ka bërë ndonjëherë në jetën e tij.

Erling Haaland – djali i ish-mbrojtësi të Manchester Cityt dhe Leeds Unitedit, Alf Inge – e shijoi një debutim të paharrueshëm në Ligën e Kampionëve, duke i shënuar tri gola në pjesën e parë të fitoren 6:2 kundër Genkut, të martën.

19-vjeçari u bë adoleshenti i parë që i shënoi më shumë sesa një gol në një ndeshje të Ligës së Kampionëve që prej het-trikut të Wayne Rooneyt për Manchester Unitedin në vitin 2004, në ndeshjen kundër Fenerbahces.

Het-triku i Haalandit e bëri futbollistin edhe lojtarin vetëm të tetë që arrin t’i shënojë tri gola në debutimin e tij në garën më prestigjioze të Evropës.

“Kjo është gjëja më e çmendur që e kam bërë në jetë”, tha Haaland – i cili i ka shënuar 11 gola në ligë deri më tani – pas ndeshje hapëse të Grupit E në Stadio Salzburg.

“Tifozët sot, oh Zoti im. M’u bë trupi mornica sapo dola në fushë dhe ende e kam këtë ndjenjë në trup, gjë që s’më ka ndodhur kurrë më parë”.

“Gjithçka është e mundur tani. Ne të gjithë e pamë Ajaxin vitin e kaluar, do të ishte mirë të ishim Ajaxi i ri. Por, ne e dimë se ka shumë skuadra të mira. Është e vështirë, por gjithçka është e mundur”.

Artikulli paraprakPse Rama zgjodhi të preferuarin e tij të dënuar për korrupsion për projektin e aeroportit të Vlorës
Artikulli tjetërRonaldo i mërzitur nga fama: Po të ishe në vendin tim, do të mërziteshe