Provokim me portretin e diktatorit, reagon PD Gjirokastër: Fytyra e shtetit të Ramës sot u shfaq në radhët e xhelatit

Dega e Partisë Demokratike Gjirokastër ka reaguar ndaj provokimeve të kryetarit të Ramës në Bashkinë e Gjirokastrës, i cili, u shfaq sot në Varrezat e Dëshmorëve me portretet e diktatorit Enver Hoxha. Në deklaratën e PD Gjirokastër shkruhet se, pankartat e diktatorit mbaheshin në duart e idhtarëve të tij të hershëm në një ceremoni zyrtare që është tërësisht e ndaluar me protokoll.

Deklarata e PD Gjirokastër

Provokimet e turpshme dhe brutale të kryetarit të emëruar të Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi për ringjalljen e komunizmit janë të papranueshme. Mesditën e sotme në ceremoninë përkujtimore të 75 vjetorit të çlirimit të Gjirokastrës në Varrezat e Dëshmorëve, u shfaqën portretet e Enver Hoxhës, para të cilave parakaluan me përulje dhe adhurim, qeveritarët vendorë.

Pankartat e diktatorit mbaheshin në duart e idhtarëve të tij të hershëm në një ceremoni zyrtare që është tërësisht e ndaluar me protokoll, shfaqja e tyre. Aq më keq akoma që një veprim i paprecedentë i drejtorit të Qendrës Kulturore të Bashkisë Gjirokastër që ka shokuar opinionin vendas dhe mediat në tërësi për adhurimin që ka ndaj ish diktatorit që shqiptarët e kanë patur në kurriz vuajtjen për 50 vite me radhë për të mos folur për internimet, burgosjet, egzekutimet pa gjyq të kundërshtarëve politikë.

Fytyra e shtetit të Edi Ramës sot u shfaq në radhët e xhelatit aty ku kryetari i emëruar i Bashkisë së Gjirokastrës, nuk begenisi të reagojë për këtë skandal të paprecedentë. Një drejtor në Bashkinë e Gjirokastrës që paguhet nga taksat tona, shpreh haptazi adhurim dhe vihet në garë me idhtarët e Enverit për dashuri ndaj këtij të fundit, është më e pakta veprim tërësisht i paramenduar dhe për këtë kërkohet mbajtja e përgjegjësive.

PD Gjirokastër, kërkon nga Flamur Golemi, distancim të menjëhershëm të veprimeve të sotme në Varrezat e Dëshmorëve dhe më e pakta të kërkojë ndjesë publike për këtë veprim dhe veprimin skandaloz të drejtorit të tij në Bashkinë e Gjirokastrës Kudret Alikaj që është kapur me figurë dhe zë.

Për ata që nuk kanë parë ende, asgjë akoma, sot kanë mundësinë të hapin sytë fort dhe të kuptojnë, tek ato pankarta, fytyrën e vërtetë të Edi Ramës dhe përfaqësuesit të tij në Gjirokastër.

70489358 2945754185494933 2287063367791149056 n

222 1

Artikulli paraprakBerisha në ekspozitën e çelur nga ambasada polake në vendin tonë
Artikulli tjetërPD publikon dokumentin e ri për kryebashkiakun e Ramës, u arrestua në Itali në 1996 me emrin Fatmir Babaj