Shqiptarja e parë eurodeputete Arba Kokalari zgjidhet zëvendëspresidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore.
Këtë lajm të rëndësishëm, ajo e ka bërë publik në profilin e saj në rrjetet sociale, ku njofton se do të jetë gjithashtu raportuesja përgjegjëse që do të udhëheqë punën e BE-së për Stambollin”, ka shkruar në Facebook.
Arba Kokalari, 32 vjeçe nën programin e partisë “Moderata” arriti të hynte në PE, duke u bërë e para shqiptare që ulet në këtë parlament.
Ajo ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986, më pas bashkë me prindërit, motrën dhe vëllain emigruan drejt Suedisë.
Arba është mbesa e Musine Kokalarit, vajzës së bukur me beretë të bardhë, jeta e të cilës u shkatërrua nga sistemi komunist.
Në vitin 1981 u sëmur me kancer dhe dy vjet më vonë u largua përgjithmonë nga jeta. Asaj nuk iu dha as mundësia për t’u kuruar në spitalin onkologjik.