“Unë mbaj përgjegjësi për vëllezërit e atij që i shita makinën. Jam këtu i pandehur vetëm se shita një makinë. Ditën që ju më akuzoni se kam qenë me Habilajt, kam qenë në drekë me Ramën në Bruksel. Edhe të isha Saimir Habilaj, s’do të më dënonit për vëllezërit”, është shprehur ish-ministri në gjykatë”, ka deklaruar
Ka qenë kjo deklarata e ish-ministrit në seancën e sotme gjyqsore. Në referimin e Saimir Tahirit, ai shprehet se asnjërën prej tyre nuk e ka depozituar për provë, por e ka parë të arsyeshme që ti përmend pasi ato tregojnë për personalitetin e tij.
“Kam kryer detyrën si ministër i Brendshëm dhe nuk kam lidhje me grupin e strukturuar kriminal”, është shprehur ish-ministri.
Ndërkohë që gjykata ka rrëzuar provat e cituara nga Tahiri. Gjykata ka kontestuar disa nga provat e përmendura në seancën e kaluar nga Saimir Tahiri. Më konkretisht emaili dërguar prokurorit Dritan Prençi, shkresat e dërguara në drejtim të ish Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe regjistri i hyrje daljeve në Ministrinë e Brendshme.