Keni festuar tërë natën në mbrëmjen e kaluar? Me siguri se mëlçia është duke ju qortuar dhe po ashtu keni dhimbje të madhe koke. Por, cilat janë mënyrat më të mira për ta shëruar dhimbjen e kokës e cila shkaktohet të nesërmen pasi që jeni dehur?
Pini shumë ujë
Kjo është më e thjeshta, por gjithashtu më e mira. Konsumimi i alkoolit e ndalon trupin ta krijojë një kimikal që quhet vasopressin, që nënkupton se veshkat dërgojnë ujë drejt në fshikëz në vend se ta absorbojnë në trup.
Kjo po ashtu është arsyeja se përse keni nevojë të shkoni në tualet tërë kohën kur jeni duke konsumuar alkool. Ndër tjerash, kjo shpie në dehidratim sepse trupi mund të largojë deri në katërfish sasi më të madhe të ujit e kjo pastaj shpie në dhimbje koke dhe gojë të tharë.
Sigurohuni të pini mjaftueshëm ujë gjatë natës kur jeni duke u dehur, por edhe të nesërmen në mëngjes.
Limoni…
Një studim kinez ka zbuluar se limoni e shpejton procesin e largimit të alkoolit nga sistemi.
Prandaj, ekspertët rekomandojnë të konsumoni pije që përmbajnë limon.
Ilaçe kundër dhimbjes
Kjo është një tjetër opsion – e veçanërisht kur keni dhimbje të madhe të kokës.