Ambasada gjermane ka publikuar një foto sot në të cilën tregon se edhe godina e saj është dëmtuar nga tërmeti.
Në një shënim në Facebook, ambasada u jep zemër, qytetarëve shqiptarë:
“Tërmetet e fundjavës na tronditën gjithashtu ne dhe ambasadën tonë.
Mendimet tona shkojnë tek gjithë shqiptaret dhe shqiptarët të cilët janë lënduar ose shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar rëndë.
Shpresojmë që të gjithë ta kalojnë shpejt këtë tronditje dhe pasojat e tij“.