Ai që prodhon fake news! Kryeministër fe(j)k-ale!!!!

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi në një shënim në Facebook, duke komentuar sulmin e qeverisë mbi Syri, net, shkruan se “gazetarët thjesht e botuan në portal paralajmërimin që ekziston tek gjithsecili. Brenda lajmit nuk kishte as shpikje dhe as qëllim për panik. Kaq! Ndërsa fabrika e pronari i saj Kryeministër, që ka vite që prodhon fake, u turrën të nxjerrin në mënyrë primitive inatin për të vërtetat që i janë përplasur në sy duke arrestuar gazetarët”.

Postimi i  plotë

Ai që prodhon fake news

Lajmi se do bjerë përsë tërmet në mendjet e çdo njeriu është dhe sot e do jetë dhe nesër e në vazhdim.

Këtë e thonë specialistët, shkencëtarët dhe zyrtarët.

Gazetarët thjesht e botuan në portal paralajmërimin që ekziston tek gjithsecili.

Brenda lajmit nuk kishte as shpikje dhe as qëllim për panik.

Kaq!

Ndërsa fabrika e pronari i saj Kryeministër, që ka vite që prodhon fake, u turrën të nxjerrin në mënyrë primitive inatin për të vërtetat që i janë përplasur në sy duke arrestuar gazetarët.

Ka vite që mashtrojnë publikun me fake-et e tyre pa fund.

Që i flasin nga mëngjezi deri në darkë për lumturi dhe mbjellin varfëri.

Flasin për shërbime e i grisin xhepat njerëzve.

Kanë panikuar me bëmat e tyre dhe kanë larguar vetëm këtë vit 100 mijë fëmijë, që bashkë me familjen bëhen mbi 300 mijë.

Po sa fake të tilla ka përhapur ERTV-ja?!

Me qindra.

Dhe nuk u hyn një gjemb në këmbë.

Kurse gazetarët që thjesht botuan lajmin, ata arrestohen e burgosen…

Por sa për kujtesë:

A nuk përhapnin panik duke paralajmëruar shi me gjyma dhe urdhëruan mos hapjen e shkollave, në Tiranë kohë më parë Kryetari i Bashkisë dhe ish Ministri i brendshëm?

Madje duke garuar ethshëm me njëri-tjetrin se  kush do të përhapte panikun i pari?!!!!

Shiu nuk binte, por qytetarët e përjetonim alarmin.

Po këta i arrestuat gjë atëhere si mbjellës paniku?

Apo kishin licensen e sinoptikanit këta?!!!

Në vend t’i vijnë në ndihmë njerëzve këta arrestojnë gazetarët.

Shtet fake!

Qeveri fake!

Kryeministër fe(j)k-ale!!!

Artikulli paraprakBasha në Durrës, takohet me banorët e shtëpive të prekura nga tërmeti
Artikulli tjetërIronia e Vasilit: OKB mezi pret të dëgjojë fjalimin e kryeministrit tonë, meqë Fidel Kastro dhe Çavez kanë vdekur