Tirana dhe Lezha janë përmbytur vetëm në pak minuta shi.
Pa kaluar akoma ethet e tërmeteve të fuqishme që tronditën vendin, Tirana është pushtuar nga reshjet e dendura të shiut shoqëruar nga murmurima të forta dhe erë.
Ka mjaftuar mbi një orë shi dhe rrugët e kryqytetit janë përmbytur nga reshjet e dendura të shiut. Më problematike paraqitet gjendja në zonën e “Bon Boskos”, ku mjetet hasin vështirësit të madhe në qarkullim, ndërkohë që uji i ka kaluar disa centimetra.
Po ashtu edhe në afërsi të shkollës Sabaudin Gabrani, rrugët janë përmbytur nga shiu. Uji ka vërshuar në banesa si edhe në dyqanët e katit të parë.
Reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive po ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetet Tiranë, Lezhë, Elbasan.
Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në qytetin Lezhës me 53.0 mm, Shkodrës me 26.0mm, Tiranës 20.0mm.
Reshjet fillimisht kanë nisur në Lezhë, Elbasan dhe qytete të tjera të vendit dhe së fundmi kanë mbërthyer edhe kryeqytetin.
Në Lezhë disa rrugë u bllukuan dhe makinat mbetën në ujë.