Ashtu siç e kam bërë të qartë edhe herën e fundit që kemi diskutuar për këtë çështje, as unë, as Partia Demokratike, as opozita e bashkuar nuk kanë qenë pengesa për dialogun politik, për t’i dhënë fund krizës.
Partia Demokratike dhe unë i kemi thënë PO propozimit të partnerëve tanë ndërkombëtarë që në datën 9 qershor. Ai që ka refuzuar propozimin për zgjidhjen e krizës, ai që ka refuzuar angazhimin e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës, është Edi Rama, sepse, donte të kapte pushtetin lokal me një proces monist, antikushtetues, siç duket qartë edhe nga provat e publikuara edhe nga raporti i OSBE – ODHIR, kriminal. Sepse për të pushteti i tij, vjen përpara Shqipërisë, vjen përpara shqiptarëve.
Ndaj ju lutem nëse ju lejojnë, bëjani këtë pyetje kryeministrit: Përse ka refuzuar ofertën e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës? Sepse, nuk është as Partia Demokratike, as opozita dhe as unë shkaktari dhe fajtori për refuzimin e asaj oferte. Është një dhe një njeri i vetëm, dhe ky është Edi Rama.