Deklarata e turpshme e Shkrelit, reagon Pampuri: Hajdutëria i ka çorientuar edhe logjikën

Nga Orjola PAMPURI

Sipas marionetave te kryemashtruesve,
“Tirana nuk ka uje se qytetaret lahen cdo dite” kjo e thene nga zv.ministri i infrastruktures Artan Shkreli .E turpshme.

Tani pervecse te diktojne e vjedhin voten, diktojne humorin, informacionin, kane marre fuqi te diktojne dhe higjenen. E paprecedente, si mundet nje anetar i kabinetit qeveritar, te shprehet ne te tille menyre, te tallet me qytetaret qe perfaqeson? Ne cilin vend te botes figura e nje qytetari denigrohet keshtu?
Por mashtrimi dhe vjedhjet ju kane erresuar mendjen dhe syte, dhe i vetmi moment kur do te kthjelloheni do te jete largimi ne menyre demonstrative i te gjithe sojit tuaj te peshtire.
Tirana nuk ka uje sepse miliona euro te takspapaguesve, vidhen e shperdorohen, sepse parate e qytetareve te Tiranes edhe pse e paguajne me shtrenjte se cdo qytetar tjeter i ketij vendi, perseri parate shkojne ne xhepat e atyre qe drejtojne Bashkine e Tiranes.

Erion Veliaj, ne vend qe te perdore parate per te mirembajtur rrjetin, per te kryer sherbimet e duhura e per te siguruar uje brenda parametrave te domosdoshem, u ofron atyre te kunderten, uje te ndotur ne rubineta apo mungesa te pajustifikuara te ujit ne shtepite e qytetareve dhe ne biznese. Ajo qe ai shet e propagandon eshte e kunderta e realitetit per qytetaret e Tiranes, te cilet po perjetojne kaos si pasoje e mungeses se ujit ne rubinetat e shtepive apo bizneseve.

Pafytyresia e marionetave te tij, tejkalon cdo mase duke i treguar qytetareve te Tiranes se sa here duhet lahen. Nje turp i madh, i hajduteve pa fre. Fakti qe po i vjedhin cdo dite, po i mashtrojne cdo dite, po i perzene nga vendi i tyre, sot edhe tallen me ta. Qytetaret e ketij vendi, qytetaret e Tiranes meritojne respekt, si qytetare te rregullt e te ndershem, pasi jetojne me mundin e tyre, ndersa ti bashke me Erion Veliajn qe fut doren cdo dite ne xhepin e tyre, meritoni te largoheni nga aty ku qendroni padrejtesisht.

 

Artikulli paraprakDenoncimi: Djali i deputetit të PS dhunon qytetarin e i thyen xhamin e makinës, shefi i policisë e mbron
Artikulli tjetërBasha: Koha për të zgjidhur krizën politike