Kryemadhi: Koalicioni është i unifikuar, vendimet merren ne unanimitet

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin ‘Open’ të Eni Vasilit ka folur në lidhje me marrëdhënit brenda koalicionit opozitar.

Teksa theksoi që opozita që opozita nuk ka përçarje, kryetarja e LSI tha se mendimet ndryshe në tryezën e opozitës janë mëse normale për aq kohë sa çdo parti ka identitetin e saj.

“Duhet të kuptojmë dy gjëra, është qëndrimi i opozitës së bashkuar dhe është një qëndrim që është shumë i qartë dhe është tjetër gjë se çfarë qëndrimi mban LSI-a. Mos harroni që është një tryezë e partive opozitare që merr një vendim të unifikuar dhe këndvështrimi tjetër që ne flasim është ajo që unë e kam thënë dhe do ta them gjithmonë që ne nuk kemi frikë nga Edi Rama, sepse po e bëjmë sikur është Katallani që po na hedh zift.

Edi Rama është një njeri që e arriti kulmin e vet dhe tanimë është një kështjellë rëre që do të shpërbëhet pak nga pak. Mjafton të lexosh 9 kushtet e Bundestagut gjerman dhe e kupton se kush është Edi Rama. Mjafton të lexosh raportin e OSBE-ODIHR dhe e kupton se kush është Edi Rama”, është shprehur Kryemadhi.

Artikulli paraprakÇelja e negociatave/ Deputeti i AFD: Shqipëria ka probleme me kriminalitetin dhe drogën
Artikulli tjetërPeter Beyer në parlamentin gjerman: Nuk na hidhni dot hi syve me atë dënim për Tahirin