Protestat e Hong Kongut të shpjeguara me 5 pika

Nga ku e kanë origjinën manifestimet në ish koloninë britanike dhe në çfarë do të çojnë? Pyetjet dhe përgjigjet për të kuptuar se çfarë po ndodh.

Hong Kongu po valon. Prej muajsh nëpër rrugët e ish kolonisë britanike vazhdojnë protesta dhe manifestime. Ajo që ka filluar si në kritikë ndaj një ligji kontradiktor, atij të ekstradimeve në prapatokën kineze, është transformuar në diçka shumë më të madhe. Milionat e qytetarëve që manifestojnë saktësisht në “Portën e Parfumuar” – kjo është domethënia e emrit në kantonezçe – kërkojnë praktikisht më shumë demokraci. Pjesa më e madhe e manifestuesve janë paqësorë, por nuk kanë munguar episodet e dhunës.

Selia qendroree e qeverisë është vënë nën sulm dhe aeroporti ndërkombëtar i qytetit ka qëndruar i mbyllur për 2 ditë. Ndërkohë milionerët kërkojnë rregull, trazirat rriten dhe në Pekin rritet temperatura. Por si ka filluar gjithçka? Ja 5 pika të forta lidhur me protestat e Hong Kongut.

Cila është historia?

Hong Kongu i përket Kinës, por në fakt është një rajon administrativ special. Ka një monedhë, një sistem politik dhe një identitet kulturor të tij. Ky raport “përkatësie të pavarur” parashikohet nga formula “Një Kinë, dy sisteme”, shprehje me të cilën tregohet zgjidhja e negociiuar për kthimin e Hong Kongut në vitin 1997 nën juridiksionin kinez, pasi që për 150 vjet nga përfundimi i Luftës së Opiumit kishte qenë koloni britanike. Sot sistemi juridik i Hong Kongut pasqyron ende modelin britanik dhe këmbëngul mbi transparencën dhe procesin e drejtë.

Parimet garantohen nga kushtetuta, Basic Law, që bazohet mbi common laë dhe mbron të drejta  të ndryshme nga ato të kinezëve kontinentalë. Midis këtyre janë e drejta ppër të protestuar, shtypi i lirë dhe liria e fjalës. Në përgjithësi ligji përcakton edhe se qyteti ka “një shkallë të lartë autonomie” në të gjitha fushat, përjashto politikën e jashtme dhe mbrojtjen. Basic Law përcakton “ruajtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarit” për 50 vjet pas dorëzimit Kinës (deri më 2047). Por shumë banorë theksojnë se Pekini po fillon tashmë që t’i shkelë në mënyrë pakashumë të prekshme këto të drejta.

Qysh nga viti 2014 Hong Kongu ishte tronditur nga protesta të zgjatura rreth 3 muaj, të njohura si “revolta e ombrellave”. Manifestimet kishin filluar prej vendimit të Komitetit  të Përhershëm të Kongresit Kombëtar të Popullit të Pekinit për të reformuar sistemin elektoral të Hong Kongut.

Propozimi, më pas jo i zbatuar, është perceptuar si një masë jashtëzakonisht kufizuese e autonomisë së rajonit, pasi ka sjellë ekuivalentin e një “parazgjedhjeve” të kandidatëve për drejtimin e Hong Kongut nga ana e Partisë Komuniste Kineze. Kështu që fërkimi midis hongkongasve dhe Kinës kontinentale nuk është pra një risi e muajve të fundit. Ky kërcënim i perceptuar ndaj shtetit të së drejtës së Hong Kongut ka bërë që të ringjallet frika në ish koloninë britanike, duke shkaktuar protestat që deri më tani kanë parë qindra manifestues të përfundojnë në pranga.

Çfarë kërkojnë manifestuesit?

Manifestuesit kanë avancuar 5 kërkesa kryesore: tërheqjen përfundimtare e projektligjit që parashikon ekstradimin në Kinë dhe që do të përfaqësonte një hap të parë drejt ndërhyrjes kineze në sistemin e Hong Kongut;  dorëheqjen e Carrie Lam, shefes së ekzekutivit të Hong Kongut; një hetim lidhur me brutalitetin e ushtruar nga policia gjatë protestave; lirimin e të gjithë atyre që janë arrestuar; liri demokratike më të mëdha.

Pse është mbyllur aeroporti?

Në një moment të caktuar, një pjesë e manifestuesve ka lënë rrugët për t’u transferuar në aeroport, i konsideruar më i sigurtë dhe larg përplasjeve me policinë. Të paktën deri më 13 gusht, kur 5 automjete plot  me policë kanë arritur aty ku qenë mbledhur mijëra manifestues. Trazirat që kanë pasuar i kanë shtyrë autoritetet që të nxjerrin një ndalim për të penguar protesta të ardhshme. Por zgjedhja për të manifestuar në aeroport nuk është diktuar vetëm nga motive sigurie.

Aeroporti është ndër më të trafikuarit e Azisë, protestimi aty nënkuptonte që t’i bëhej me dije të gjithë botës, bashkësisë ndërkombëtare se çfarë po ndodhte në Hong Kong, motivi për të cilin manifestuesit antiqeveritarë kërkonin që t’ia përcillnin mesazhin e tyre drejtpërsëdrejti bashkësisë ndërkombëtare. Postera në kinezçe, anglisht, frëngjisht, koreançe, japonezçe dhe në gjuhë të tjera ju janë doorëzuar vizitorëve ndërkombëtarë në ardhje, duke ju shpjeguar shkaqet e trazirave dhe kërkesat e lëvizjes opozitare.

Cila janë pasojat ndaj ekonomisë?

Kina kontinentale është partneri kryesor tregtar i Hong Kongut, por qyteti është mbi të gjitha një qendër ekonomike dhe financiare ndërkombëtare që i tregon plagët e para e shkaktuara nga protestat. Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë së Hong Kongut, kompani të ndryshme kanë referuar për “pasoja të rënda të buruara nga ndërprerja”, midis të cilave ndërprerja e zinxhirave të furnizimit.

Kompanitë e Hong Kongut, si ndërkombëtare, ashtu edhe vendore, kanë pësuar edhe presione dhe janë akuzuar se janë simpatizuar me manifestuesit. Fluturimet e anulluara (rreth 1000 nga fillimi i gushtit) kanë përfaqësuar një dëm për kompanitë ajrore që operojnë në nyjen financiare. Aeroporti kontribuon me 5% të PBB-së së qytetit. Mbi 74 milion pasagjerë kanë udhëtuar nga dhe prej Hong Kongut vitin e kaluar. Aeroporti menaxhon 1100 fluturime për pasagjerë dhe mallra çdo ditë dhhe shërben rreth 200 destinacione në të gjithë botën.

Por tani ekspertët kanë frikë se mos udhëtarët do ta shmangin tani qytetin. “Kjo është një katastrofë që do t’i kushtojë Hong Kongut dhjetëra milion dollarë”, ka pohuar Geoffrey Thomas, Kryeredaktor dhe Administrator i Deleguar i AirlineRatings.com, një uebsajt që monitoron kompanitë ajrore.

Si po reagon qeveria?

Funksionarët e Hong Kongut dhe Pekinit janë gjithnjë e më shumë kriitikë ndaj protestave. Yang Guang, Zëdhënës i Zyrës për Çështjet e Hong Kongut dhe Makaos, organit kryesor kinez të ngarkuar për raportet me qytetin, ka pohuar se protestat tregojnë “sinjale terrorizmin”, duke i etiketuar si kërcënimin e vërtetë për shtetin e së drejtës.

“Manifestuesit e Hong Kongut i kanë sulmuar në mënyrë të pësëritur punonjësit e policisë me instrumenta jashtëzakonisht të rrezikshëm”, ka thënë ai. “Kanë kryer tashmë krime të dhunshme dhe kanë treguar qëndrime terroriste. Bëhet fjalë për një dhunim të rëndë të shtetit të së drejtës dhe të rendit social, që po vë në rrezik jetën dhe sigurinë e qytetrëve të Hong Kongut”.

Nga mesi i gushtit, nënvizon Istituto per gli Studi di Politica Internazionale, Pekini ka grumbulluar kontigjente trupash të armatosura në Shenzhen, në kufirin kontinental të Hong Kongut. Momenti për Hong Kongun që të nisë e të negociojë me Pekinin për të ruajtur edhe një pjesë sado të vogël të shkallës së autonomisë që gëzon tani po afrohet me ngadalësi.

Për Kinën, stabiliteti dhe siguria janë të lidhura me fill të dyfishtë me objektivat e saj të zhvillimit ekonomik dhe pikërisht për këtë Pekini i konsideron themelore: në dritën e protestave të këtyre ditëve, ekziston rreziku konkret që në emër të stabilitetit lidershipi komunist kinez ta rrisë nivelin e agresivitetit ndaj shoqërisë civile të Hong Kongut, duke rritur gjatë viteve të ardhshme ndërhyrjet në një territor i konsideruar si i “paqëndrueshëm”.

Frika sot është se Kina mos urdhëron një ndërhyrje me forcë. “Në rast se Pekini mendon se thjesht mund të imponojë një zgjidhje, nuk do të funksionojë dhe mendoj se qeveritarët e dinë dhe po kërkojnë të gjejnë një zgjidhje” ka deklaruar këto ditë Max Baucus, ish ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kinë.

“Kina është shumë konservatore. Është vështirë për Pekini të përballojë çështje si kjo: janë mësuar që t’i bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre”.

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakLetra e Mark Shllakut para pushkatimit: Fytyrat tuaja më dalin përpara syve e s’më lanë me dekë
Artikulli tjetërGoditja e mëshirës për kupolën e narkoshtetit nga Bundestagu gjerman, Berisha: Me Ramën nuk ka negociata