Lumë droge nga Shqipëria drejt Turqisë, kapet edhe skafi i dytë me 1 ton kanabis në ujërat greke

Trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Turqisë nëpërmjet ujërave greke, vazhdon pandërprerje falë bashkëpunimit të policisë shqiptare me trafikantët. Gjithsej 103 thasë që përmbajnë më shumë se një ton kanabis u gjetën nga qentë antidrogë të rojes greke bregdetare dhe zhytësit në një shpellë në ishullin Piperi në brigjet e ishullit qendror Egje të Alonissos, thanë autoritetet të hënën.

Operacioni u nis nga rojet bregdetare pas arrestimit të dielën të një shtetasi shqiptar në bordin e një motoskafi në ishullin Angistri, afër Athinës, me akuzën e transferimit të drogës nga Shqipëria në Turqi.

Tre shtetas të tjerë shqiptarë u arrestuan të premten me të njëjtat akuza, pasi skafi i tyre, i cili raportohet se kishte drogë në bord, u sekuestrua në jug të ishullit Egje lindor të Lesvos.

Ndërkohë, gazeta greke “Protothema” ka zbuluar të tjera detaje.

“Të dielën peshkatarët e zonës kanë parë një gomone me dy motore 350 kuaj fuqi secili dhe pranë tij një person që notonte në tentativë për të dalë në breg.

Menjëherë u njoftua policia e cila mbërriti në vendngjarje dhe shoqëroi personin, që rezultoi shtetas shqiptar”, shkruajne mediat greke.
Gjatë marrjes në pyetje shqiptari nuk ka pranuar të flasë, por hetuesit kane kuptuar se bëhej fjalë për gomonen e dytë që i iku ndjekjes policore katër dite më parë.

Nga hetimi rezultoi se droga mund të ishte fshehur diku në afërsi të Sporadhës.

Ajo që po hetohet ende, është fakti nëse kjo sasi është e plota, që do të shkëmbehej me heroinë në Turqi apo një pjesë e saj.

Media greke: Linja e drogës Ekuador-Shqipëri dhe Pire-Shqipëri

“1 ton marijuanë është shumë, por një tjetër dhimbje koke për autoritetet tona është linja Ekuador-Shqipëri dhe Pire-Shqipëri”. Kështu shkruan në një shkrim të sajin media greke “Zougla”, e cila i referohet aksioneve të ditëve të fundit, ku u godit një linjë e trafikut të drogës Shqipëri-Turqi, por edhe kapja e 137 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Sipas burimeve policore, kartelet latino-amerikane të drogës kanë gjetur bashkëpunim me mafian shqiptare.

Ky fakt konfirmohet edhe nga autoritetet italiane. Sipas tyre, Adriatiku është në një luftë midis autoriteteve dhe mafies shqiptare, e cila tenton të behet mafia e katërt në vendin fqinj.

Nje prokuror italian, javën e shkuar, do të deklaronte se, duhet patur kujdes me linjën Shqipëri – Puglia – Greqi.

“Sacra Corona Unita” e përdor shpesh këtë linjë ne bashkëpunim me trafikantet shqiptarë për të transportuar ngarkesat e drogës.

Ditën e sotme, pas një operacioni nga ajri, toka dhe deti, u arrit të sekuestrohej një ton kanabis dhe të vihej në pranga një shtetas shqiptar.

skafiiii1

Artikulli paraprakVideo/ Basha përball Ramën me fakte: Premtoi legalizim falas, po shkatërron pa dëmshpërblim
Artikulli tjetër11 muaj shi, diell, acar dhe 213 arrestime nuk ja kanë dalë të shtypin qëndresën e qytetarëve tek Unaza e Re