11 muaj shi, diell, acar dhe 213 arrestime nuk ja kanë dalë të shtypin qëndresën e qytetarëve tek Unaza e Re

Protestës së sotme të banorëve të Unazës së Re i është bashkuar edhe kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi shprehur solidaritetin e tij të forcës politike që përfaqëson me kauzën e banorëve, të cilën e quajti historike.

“Ju i treguat Shqipërisë, por edhe Ballkanit e më gjerë, për një kauzë dhe qëndresë historike. Jeni ju që me qëndresën tuaj, me trimërinë tuaj, me shpresën që i keni dhënë shqiptarëve, keni bërë të mundur që të dalë në pah një mega-aferë, e cila u tregoi qytetarëve shqiptarë se cila është fytyra e kësaj qeverie”, u shpreh ndër të tjera Këlliçi.

“Sot, në muajin e 11 të protestës, me heronjtë dhe qëndrestarët e Unazës së Re. 11 muaj shi, diell, acar, 213 arrestime dhe qindra të tjera procedime ndaj banorëve të kësaj zone, nuk ja kanë dalë të zmbrapsin dhe të shtypin qëndresën e qytetarëve, që ruajnë shtëpitë e tyre nga vjedhja dhe babëzia e Edi Ramës me Erion Veliajn”, shkruan Këlliçi në një psotim në Facebook.

Sot, ne muajin e 11 te protestes, me heronjte dhe qendrestaret e Unazes se Re. 11 muaj shi, diell, acar, 213 arrestime dhe qindra te tjera procedime ndaj banoreve te kesaj zone, nuk ja kane dale te zmbrapsin dhe te shtypin qendresen e qytetareve, qe ruajne shtepite e tyre nga vjedhja dhe babezia e Edi Rames me Erion Veliajn.

Gepostet von Belind Këlliçi am Montag, 30. September 2019

Artikulli paraprakLumë droge nga Shqipëria drejt Turqisë, kapet edhe skafi i dytë me 1 ton kanabis në ujërat greke
Artikulli tjetërVeliaj ka mashtruar për paratë e udhëtimit në Barcelonë, nuk u pagua nga Fusha. 2 ditë 9 milionë lekë nga paratë e taksave