Katër raste të rrezikshme kur nuk duhet të hani shegë

Shega është e pasur me antioksidantë dhe sipas studimeve të shumta ndihmon në luftën kundër kancerit, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës Megjithatë në disa raste specifike mund të ketë pasoja negative, të cilat i gjeni të shpjeguara në vijim.

1. Mund të shkaktojnë alergji
Alergjitë janë një nga efektet anësore më negative të shegëve. Ndonëse të rralla, ato janë të rrezikshme për jetën. Simptomat kryesore janë kruajtje, ënjtje, dhimbje në stomak dhe acarim i fytit.

Në disa raste, mund të shoqërohen me vështirësi në frymëmarrje, ënjtje e zonës së fytit dhe gjuhës dhe shok anafilaktik (gjendje kërcënuese për jetën që vjen si pasojë e një reaksioni alergjik).

Ç’të bëni në rast se përballeni me alergji: Si fillim, ndaloni së ngrëni shegët. Duhet të kontaktoni me mjekun, por paraprakisht merrni disa masa ta shpejta.

Nëse simptomat përfshijnë një gjendje të acaruar të lëkurës, mos e ngacmoni zonën; mos e lani me sapun ose ujë pasi mund të shkaktojë irritim. Butësisht mund të aplikoni një vaj lëkure, që ndihmon në mirëmbajtjen e lagështirës. Mbani veshur rroba prej pambuku.

2. Mund të shkaktojnë reaksion nëse bien në kontakt me disa barna
Një tjetër efekt anësor i shegëve është bashkëveprimi i rrezikshëm me ilaçe të ndryshme, ndaj këshillohuni me mjekun nëse mund të konsumoni shegë teksa merrni edhe barna. Disa prej tyre janë: amitriptyline, desipramine, fluoxetine, tramadol e të tjera.

3. Mund të ulin presionin e gjakut
Studimet kanë treguar se shegët mund të ulin presionin e gjakut dhe ky është një lajm i mirë për shumë njerëz. Megjithatë për personat që kanë luhatje të pakontrolluara të nivelit të presionit të gjakut, këshillohet që të mos konsumojnë shegë.

Po kështu, shegët mund të sjellin problemeve gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale, ndaj shmangini të paktën dy javë para një operacioni të planifikuar.

4. Mund të shkaktojnë alergji gjatë shtatzënisë
Nuk ka mjaftueshëm studime për raste të tilla, megjithatë nëse jeni ndeshur më parë me reaksione alergjike, këshillohet që t’i shmangni shegët gjatë shtatzënisë.

Artikulli paraprakCila është më e shëndetshme: Vera apo birra?
Artikulli tjetërDhjetë rregulla të arta për mbrojtjen nga kanceri