NEW JORK – Shtetasi që sajoi një kontribut të jashtëligjshëm nga një shtetas i huaj për komitetin e mbledhjes së fondeve për fushatën presidenciale të Barack Obamës 2012, u dënua me 4 muaj burg ditën e hënë.
Ëilliam Argeros është deklaruar fajtor në vitin 2016 për kontribute të huaja dhe sepse ka gënjyer përpara jurisë dhe është dënuar me 24 muaj burgim sipas marrëveshjes që pranuar prej tij. Gjykatësja Madeline Coz Arleo theksoi se 61-vjeçari nuk ishte dënuar më parë dhe se ishte e bindur se kontributi i tij prej 80 mijë dollarësh nuk kishte për qëllim të influenconte zgjedhjet. Ligji amerikan nuk lejon që shtetasit e huaj të japin kontribute për kandidatët federalë.
Avokati John Azzarello që përfaqësonte Argeros, tha se klienti i tij vepronte për llogari të kandidatit për kryeministër në Shqipëri i cili dëshironte të bënte një fotografi me Obamën.
Kandidati ishte Edi Rama, tha Azzarello, i cili është zgjedhur dhe aktualisht është kryeministër i Shqipërisë. Kur akuzat u bënë publike në 2016-ën, zyra e Ramë mohoi akuzën se ishte burimi i kontributit.
Zyra e prokurorisë amerikane arriti në përfundimin se Argeros e kishte organizuar kontributin përmes një rezidenti të Neë Jerseyt, Bilal Shehu. Shehu u dënua me lirim me kusht në vitin 2017. Cox Arleo tha se i kishte dhënë Argerosit një dënim më të ashpër për shkak se pranoi se kishte gënjyer përballë jurisë.