Policia holandeze sekuestroi në Amsterdam 12.8 mln euro, që dyshohet se janë akumuluar nga trafiku i drogës.
Policia raportoi se paratë u gjetën gjatë kontrolleve të ushtruara në pesë prona. Sipas policisë, kjo është shuma më e madhe e parave të drogës që është sekuestruar nga policia ndonjëherë.
Gjatë hetimit, policia arrestoi edhe shtatë persona: tre kolumbianë, dy shqiptarë, një zelandes dhe një maroken.
Hetimi nisi ndaj 3 kolumbianëve që do të importonin drogën drej Holandës.
Drejtësia dyshon se një grua 52-vjeçare nga Kolumbia ishte përgjegjëse për këtë operacion të trafikut.
Të arrestuarit u kapën në katër lokacione në Amsterdam. Katër prej tyre janë ndaluar për nëntëdhjetë ditë.
Tre të tjerët janë liruar.
Olivier Dutilh, kreu i Shërbimit Rajonal të Hetimit në Amsterdam, tha se bandat e drogës fitojnë para të mëdha nga trafiku i kokainës.
Të dyshuarit kanë ndërtesa të shtrenjta në përdorim.
Ai nuk përjashton që do të ketë të tjera arrestime.
Lajmi u publikua vetëm të martën pasi hetimi mund të dëmtohej, tha një zëdhënës.