Pas përfundimit të takimit me krerët e partive aleate, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se opozita ka një plan për zgjidhjen e krizës politike të vendit, që i është dërguar edhe kryeministrit Edi Rama.
Në një dalje për mediat, Basha i përcolli edhe një mesazh të tërthortë kreut të qeverisë, duke u shprehur se nëse nuk e zbaton planin e PD-së për Reformën Zgjedhore, realizimi i të cilës është vendosur si kusht nga Bundestagu gjerman për çeljen e negociatave të anëtarësimt në BE, është mirë “të hapë krahun”.
“Nuk është çështje për Bashën nuk është një çështje për Ramën. Shqipëria është në krizë, ne kemi një plan për të nxjerrë vendin nga kriza. Ia kemi dorëzuar këtë plan Ramës. he njerëzve të tij. Ta zbatojë nëse nuk e zbaton të hapë krahun se e zbatojmë ne”, tha Basha.