Kryemadhi: Rama ka qenë përherë kundër dialogut, e ka problemin të ruajë kokën e tij

Kryetarja e LSI, Monika Krymadhi në një prononcim për mediat deklaroi se, nëse kreu i qeverisë do të takohet më opozitën për Reformë Zgjedhore duhet të plotësoje 5 kushtet pë të cilat tashmë opozita pret një përgjigje.

Kryemadhi nënvizoi se, platforma e opozitës së bashkuar që ka në tryezë edhe Rama, është e vetmja zgjidhje që nxjerr vendin nga kriza.

Pyetje: PD propozoi një formulë ekstraparlamentare per reformen zgjedhore, ku do marre pjese perfaqesues nga PD, PS dhe te huaj…

Kryemadhi: E para s’është e vërtetë, është një strukturë strategjike, do te thote një palë perfaqesues nga mazhoranca, nje pale nga opozita dhe nga ndërkombëtarët që kanë qenë kryesorët që janë marrë me cështjet zgjedhore.

Por ajo që është propozuar është një nga 9 pikat e kushteve të Bundestagut që janë shumë të rëndësishme kështu që e gjithë kjo strukturë me kushte e nënkushte, janë të domosdoshme që duan zgjidhje dhe është e vetmja platformë që nxjerr vendin nga kriza. Basha nuk perfaqeson PD, por përfaqëson opozitën.

Pyetje: PS e ka bërë të qartë se nuk e pranon këtë strukturë, cili do jetë qëndrimi juaj?

Kryemadhi: Ne do vazhdojmnë në axhedën tone, kjo domethënë që Rama ka qenë përherë pengesë dhe kundër dialogut, tregon se Rama ka problemin të ruajë kokën e tij, por tani problemi është si të nxjerrim vendin nga kriza e ti japim shanset atyre që kanë ikur të kthehen në vendin e tyre, sështë më cështja cfarë thotë Rama, është si të nxjerrim vendin nga kriza.

Pyetje: Rama ka thene se eshte i gatshem të vij në PD për të diskutuar per reformen zgjedhore.

Kryemadhi: Të vijë ai por në emër të PD ka 5 kushtet që ia kemi vënë, pastaj hajde flasim, se ai është humorist i devotshëm sidomos kohët e fundit që kemi mbet edhe pa humorist.

Artikulli paraprakMediu: E papranushme për Ramën që bën lojëra fjalësh. Ia kemi bërë ofertën për zgjidhjen e krizës!
Artikulli tjetërPD i kërkon Prokurorisë të nisë hetimet për Ramën për 80 mijë dollarët e paguar për foton me Obamën