Krimi nuk ndalet! Një grua i jep fund jetës në Tiranë, xhaxhai ther me thikë nipin në Dibër

Dy ngjarje të tjera të rënda kanë ndodhur pasditten e sotme në Tiranë dhe në Dibër. Një 42 vjeçare, i ka dhënë fund jetës pasditen e sotme në Tiranë, duke u hedhur nga kati i 5-të i pallatit.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur ën rrugën ‘Hysen Gjura’, ku 42-vjeçarja S.H, është hedhur nga kati 5-të dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Shka për këtë akt dyshohet se është bërë gjendja psikologjike e gruas.

Informacionet paraprake

Rreth orës 17:35 në rrugën “Hysen Gjura”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 5-të i banesës shtetasja  S. H., 42 vjeçe,  ku si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Dibër, xhaxhai ther me thikë nipin!

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë mbrëmje në Dibër. Policia njofton se shtetasi A. T., 47 vjeç, ka plagosur me thikë nipin e tij, 39-vjeçarin A. T.

Njoftimi i policisë Dibër

Plagos me thikë nipin e tij, arrestohet në flagrancë nga policia

Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi A.T, 47 vjeç, banues në Peshkopi, për motive të dobëta ka plagosur me thikë nipin e tij, shtetasin A.T, 39 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin Peshkopisë, jashtë rrezikut për jetën.

Falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë njoftuar në nr 112, policia ka reaguar menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit i cili mund të kishte pasoja edhe më të rënda.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin e ngjarjes. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën autori ka kryer plagosjen. Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

Artikulli paraprakFredi Alizoti, 22 biseda telefonike me Taulant Ballën!
Artikulli tjetërE paparë! Drejtori i IKMT në Elbasan ndërton lokal të vetin në mes të lulishtes!