Redaksia e portalit opozitar me qeverinë dhe Ramën është “pushtuar” në mesditë nga taimorët me urdhër të kryeministrit.
Romeo Shehu, i cili njihet si nipi i Gaz Demit ka urdhëruar një grup tatimoresh të zbarkojnë në mesditë në zyrat e SYRI TV me argumentin e kontrollit e kësaj media.
Romeo Shehu, njohur edhe për shoqërime disa herë në komisariate të ndryshme i dyshuar për trafik dhe vjedhje, sot drejton Hetimin Tatimor për llogari të familjes Rama.
Ky sulm vjen menjëherë pasi policia shoqëroi disa gazetarë pas urdhërit publik të Ramës, Lleshit, Braçes dhe Xhaçkës për burgosjen e gazetarëve të SYRI.net.
Të gjitha këto deklarata të bëra publike tashme.
Deklarata që morën shkas nga një lajm që e kishin pothuajse të gjitha mediat.
Ne do jemi këtu për tu përballur me këtë bandë me uniforma dhe jo vetëm, me të gjitha rrugët dhe mjetet që ata kërkojnë.