Meta reagon ndaj sulmit të Syri.net: Çdo goditje ndaj institucionit të medias, sulm ndaj demokracisë!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reguar ndaj sulmit shtetorër nf=daj Syri.net dhe Syri.Tv. Në ragim thuhet se, “Presidenti i Republikës lir Meta po ndjek me shumë shqetësim dhe vëmendje kontrollin e beftë tatimor, që po ushtrohet sot ndaj mediave të pavarura Syri.net dhe Syri TV”.

Kreu i shtetit shprehet në reagimin e tij se, çdo sulm ndaj medias, është sulm ndaj demokracisë.

Reagimi i plotë

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta po ndjek me shumë shqetësim dhe vëmendje kontrollin e beftë tatimor, që po ushtrohet sot ndaj mediave të pavarura Syri.net dhe Syri TV.

Me shpresën se ky kontroll hetimor të mos ketë prapavijë politike, Presidenti Meta thekson se  çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë.

Duke sjellë në vëmendje konkluzionet alarmante të raporteve të fundit të “Freedom House” dhe “Reporterëve pa kufij”, sipas të cilave media sot në Shqipëri është më pak e lirë dhe e pavarur, Presidenti i Republikës përsërit thirrjen e tij publike për të ndaluar të gjitha sulmet verbale e fizike, presionet e shantazhet ndaj gazetarëve, që fatkeqësisht janë shpeshtuar kohët e fundit.

Nuk duhet të harrojmë se liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut dhe shtyllë e pazëvendësueshme e jetike për një shoqërie moderne demokratike.

Presidenti Meta shpreh solidaritetin e Tij të plotë me të gjithë komunitetin e gazetarëve shqiptarë, duke garantuar se do të jetë në krah të misionit të tyre, në shërbim të lirisë, të qytetarëve dhe të konsolidimit të të gjithë sistemit tonë demokratik.

Artikulli paraprakBerisha: Edvin Mafia i tmerruar nga TV Syri.net ndërsen banditët të markës Romeo Shehu të tij
Artikulli tjetërKomisioni i Venecias e tha qartësisht: Ligji i Pronave i vitit 2015 nuk e kthen pronën!