Ish-Kryeministri Berisha paralajmëroi Ramën për një hetim të plotë nga Shtetet e Bashkuara pas skandalit me foton me Obamën ku drejtësia amerikane dënoi njeriun e Ramës me 4 muaj me burg.
Berisha tha se Prokuroria amerikane mund ta hetojë tani Ramën tani për shkeljen e dy ligjeve amerikane, atë të shkeljes së rregullave të fushatave elektorale në Shtetet e Bashkuara dhe për mashtrim.
Berisha kujtoi deklaratat e njeriut të Ramës përmes avokatit në sallën e gjyqit ku u shpreh se “klinenti i tij kishte vepruar për llogari të Ramës” në lidhje me mashtrimin që kishte bërë për foton me Obamën.