Dorëzohet Shaqiri, e pranon Xhakën për kapiten të tij! Kthehet qetësia në Zvicër

Duket se qetësia po kthehet në Kombëtaren e Zvicrës e cila ishte prishur pikërisht për shkak dy futbollisteve shqiptarë të saj, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Ky i fundit kishte vendosur ta bojkotojë ekipin helvetik në shenj pakënaqësie që shiriti i kapitenit nuk iu kishte dhënë atij, por Granit Xhakës.

Por, Shaqiri thuhet të jetë qetësuar dhe ta ketë pranuar realitetin – Granit Xhakën kapiten të tij dhe të ekipit helvetik. Futbollisti me prejardhje nga Zhegra e Anamoravës i ka ndalur polemikat me selektorin Vladimir Petkoviç duke pranuar të kthehet në ekipin kombëtar.

Por, ylli i Liverpoolit nuk do të mund të luaj në ndeshjet e këtij muaji që Zvicra do t’i zhvillojë ndaj Danimarkës dhe Irlandës shkaku i një lëndimi që po e mundon. Shaqiri kishte refuzuar të luaj për Zvicrën në muajin e kaluar kundër Irlandës në shenj pakënaqësia që shiriti i kapitenit nuk iu kishte dhënën atij, por Xhakës.

Express shkruan se menaxherë të Kombëtares së Zvicrës kishin shkuar në Liverpool për të biseduar me Shaqirin, i cili pranoi të kthehet në Kombëtare dhe t’u jap fund polemikave me trajnerin boshnjak, pas takimit të dytë me drejtorin e kombëtares helvetike.

Ndërkohë, Xhaka është para një sfide të madhe. Si kapiten duhet të vendos për t’iu bashkuar Zvicrës për dy ndeshjet e radhës ose do të vendos t’i kushtohet familjes. Kjo për shkak se gruaja e tij pritet të lindë në javën e ardhshme dhe mund të ndodh që Granit Xhaka ta lë ekipin kombëtar për muajin tetor në mënyrë që të jetë pranë bashkëshortes për ta pritur fëmijën e parë të tyre.

Artikulli paraprak“Xhaka është kapiten i shkëlqyer për Arsenalin”
Artikulli tjetërShqipëria i vetmi vend që nuk jep të dhëna për krimin e organizuar dhe korrupsionin!