Rama shpërblen kunatën prokurore të Arben Keshit për të mbyllur dosjen 184

Ish-Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, akuzon kryeministrin Rama se shpërbleu  ish- it të Lartë të Prokurorisë për mbylljen e dosjes “184” drejtuesen e Prokurorisë së Dibrës Esmeralda Cami Keshi me zgjedhjen si anëtare të Këshillit.

Në një intervistë për Ora Neës, Noka është shprehur se ermërimi i Keshit në KLP, kunatës së Arben Keshit, i akuzuari kryesor në dosjen “184” ishte vetëm paradhënia për të mos ndëshkuar sipas tij  kunatin bandit dhe trafikant dhe kryeministrin.

“Dosja “184” nuk ishte rastësi që shkoi në Dibër sepse kryeprokurorja e Dibrës ishte kunata e kryekriminelit dhe kryeharbutit që bleu votat dhe ndryshoi rezultatin e votimeve në Dibër, Arben Keshit. Nuk është aspak rastësi që sot kjo zonjë zgjidhet dhe në KLP. Sepse nuk ka dy javë që ka shkuar dosja.Krimet e Rënda të masakruara nga Prokurorja Politike e Partisë (Marku) dhe ajo zonja te Krimet e Rënda (Prela) shkatërruan institucionin  e Krimeve të Rënda. Siç shkatërruan dosjen e Saimir Tahirit, kështu bënë dhe me “339” dhe “184”. Dosja “184” kishte spec të djegës, ishte kryeministri.

Dhe çfarë bënë? E hoqën nga Krimet e Rënda dhe ja çuan në Prokurorisë së Dibrës ku ishte kjo zonjë që sot paradhënie ka emërimin në KLP për të mos ndëshkuar kunatin bandit dhe trafikant dhe kryeministrin .Ky është shpërblimi paradhënie për mbylljen e dosjes “184”. A mund të më flasë sot kush për vetting në këtë vend? Partnerët tanë ndërkombëtarëe që kanë investuar kaq vite e  shohin këtë gjë? A e kuptojnë që drejtësinë e dosjes “184” do ta bëjë Arben Keshi i akuzuari kryesor për krim elektoral. Ai sot ka në dorë dosjen “184” dhe ai sot u shpërblye me një vend në KLP.  Reforma në drejtësi është kthyer në Ramaformë”, u shpreh ish-deputeti i PD Flamur Noka.

Asambleja e Prokurorëve përzgjodhi sot ish-drejtuesen e Dibrës Esmeralda Cami Keshi si anëtaren më të re të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Përballë saj kandidoi Prokurori i Krimeve të Rënda Vladimir Mara.

Esmeralda Cami Keshi është zgjedhur anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pas shkarkimit nga detyra të Gentian Osmanit.

133 prokurorë nga 253 të pranishëm kanë votuar pro saj në qeverisjen me te larte të akuzës.

 

Artikulli paraprakPelosi nuk lejon Kongresin të votojë nëse duhet të hetohet Trump, reagon Shtëpia e Bardhë
Artikulli tjetërProtesat në Laknas, policia përplaset me banorët, një grua humb ndjenjat