Juve i shkakton Interit humbjen e parë dhe rrëmben kreun në Serie A

Juventusi është lider i ri në Serie A.

“Zonja e Vjetër” e ka mposhtur 2-1 Interin në “Giuseppe Meazza”, duke ia shkaktuar Interit humbjen e parë këtë edicion në Serie A, raporton Gazeta Express.

Paulo Dybala në minutën e 4’ dhe Gonzalo Higuain në minutën e 80’ shënuan për Juven e Sarrit, derisa për Interin realizoi Lautaro Martinez 18’.

Me këtë fitore të Juves në shtëpinë e Inter, ndryshon gjithçka në renditjen e Serie A.

Juve tani është lider me 19 pikë, kurse Inter mbetet në pozitën e dytë me 18 pikë.

Artikulli paraprakRevolta! Fermerët bllokojnë aksin Lushnje-Berat, përplasen me policinë
Artikulli tjetërBarcelona me 9 lojtarë shkatërron Sevilian, Messi shënon golin e parë në La Liga