Barcelona me 9 lojtarë shkatërron Sevilian, Messi shënon golin e parë në La Liga

Barcelona e ka mposhtur 4-0 Sevillën në “Camp Nou”, një ndeshje që dhuroi shumë kartona të verdhë e dy të kuq për Barçën.

Barcelona ka shfrytëzuar gabimin e Atletico Madrid, duke e mposhtur 4-0 Sevillën për të rrëmbyer pozitën e dytë në La Liga me 16 pikë të grumbulluara, dy më pak se lideri, Real Madridi, shkruan Gazeta Express.

Leo Messi ishte ai që shkëlqeu në këtë ndeshje, duke konfirmuar edhe njëherë se dalëngadalë po gjen formën e dikurshme dhe se lëndimi i takon të kaluarës.

Gjithçka nisi siç është më së miri për Barçën, që e mbylli pjesën e parë me rezultat 3-0; Luis Suarez në minutën e 27’, Arturo Vidal 32’ dhe Ousmane Dembele 35’, shënuan për vendasit.

Në pjesën e dytë, golin e gjeti edhe Lionel Messi për të cilin sezoni nisi me probleme e lëndime të ndryshme.

Ai tani është i gatshëm për çdo ndeshje, derisa e konfirmoi me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 78-të, që shënoi për rezultatin përfundimtar 4-0.

Në këtë ndeshje u dhuruan shumë kartonë, në mesin e tyre edhe dy të kuq për Barçën, u përjashtuan Ousmane Dembele 87’ dhe Ronald Araujo 89’.

Artikulli paraprakJuve i shkakton Interit humbjen e parë dhe rrëmben kreun në Serie A
Artikulli tjetërInter – Juventus, ja si vlerësohet Cristiano Ronaldo