Diferenca ndërmjet lindjeve dhe vdekjeve, ajo që përcakton shtesën natyrore të popullsisë, është duke ngushtuar me shpejtësi vit pas viti, duke lajmëruar se shumë shpejt numri i vdekjeve në Shqipëri të jetë më i lartë se i lindjeve. Kjo do të çonte popullsinë e vendit në rënie pa kthim, pa marrë në konsideratë fenomenin e emigracionit.
Gjatë vitit 2018, shtesa natyrore e popullsie ishte 7130 persona, niveli më i ulët së paku që nga viti 1948, pak vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore sipas të dhënave të INSTAT.
Lidhur me këtë fenomen shqetësues reagon edhe anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaq edhe grafikun që tregon rënien e lindjeve nga viti 1990 deri më 2018, Malltezi shkruan se nga viti 2014 jemi në një pikiatë të frikshme.
“Dramë: vetem periudha 2008- 2014 ka një fare rritje. Përkon me “Brain Gain” që u lançua diku në 2008. Nga 2014 pikiatë e frikshme. Trishtim”, shkruan Malltezi në postimin e tij.