Grabitja e ikonave nga banda në qeveri/ Gjykata e Strasburgut regjistron çështjen e koleksionistit Gjergji Thimo

Gjykata e Strasburgut rregjistron për gjykim çështjen e keleksionistit korçar Gjergji Thimo, të cilit para 6 viteve me urdhër direkt të kryeministrit Rama Thimos ju rrëmbyen dhe ju sekuestruan dhunshëm një pasuri e pa çmuar e me vlera të pa llogartitshme historiko-kulturore gati rreth 3 mijë ikonave dhe objekte të kësaj natyre.

Janë dy korespodenca e kërkesa të një pasnjëshme ndërmjet Strasburgut dhe koleksonistit Thimo për plotësimin e dosjes deri në detaje. Koleksionisti korçar i licensuar Gjergji Thimo tha se, po përgatit një material të tretë për të plotësuar këtë dosje mbi fakte e prova ligjore të cilat vërtetojnë jo vetëm pafajësinë e tij të plotë, por që vërtetojnë dhe vjedhjen e gjithë koleksionit të tij privat të ligjshëm në operacionin “Ikona”. koqo

Sipas Thimos, ky operacion banditesk u organizua më datë 8 tetor 2013 nga ana e bandës se hajdutëve koleksionistë në pushtet Edi Rama, Koço Kokëdhima, Artan Shkreli, Artan Lame e deri ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro (Furxhi), drejtoresha e qendrës së iventarizit të pasurive kulturore Tiranë, Silvana Breshani, prokurori i çështies, Ervin Karanxha, ish-punonjësit e Galerisë Kombëtare të Arteve Tiranë, të cilët në kundërshtim me ligjin administruan provat materiale të cilat ishin për qëllim të një procesi hetimor atje ku u krye e vjedhja e kesaj pasurie kulturore kombetare shqiptare e ligjeshme me vlere mbi 63 milion euro.

Thimo thotë më tej se, bëhej fjalë për kollosët e artit ikonografik të pikturës shqiptare si, Onufri, Selenicasi, Shpataraku, vëllezërit Zografi, Çetiret, mësues Kostandini, etj. Si material provë e këtij denancimi në Strasburg janë edhe disa emisione investigative të realizuara në emisionet “Ajsberg” të gazetarit Artur Çani, intervista e Thimos me gazetarin Babaramo, emisioni investigativ në “Stop” në tv Klan, intervista e Thimos me gazetarin e Tvsh Enkel Demi, intervista e Thimos me gazetarin e “Top Channel” Adi Krasta, si dhe shumë dokumenta e pamje filmike të fshehura gjatë hetimeve nga prokurori i çështjes Ervin Karanxha.

Ggjithashtu Thimo shprehet se, gjithë dosja me materiale prej mbi tre mijë faqesh e një letër shpejguese me mbi 350 faqe flete format i është dorëzuar Ambasades amerikane në Tiranë, Departamentit të Shtetit, FBI dhe presidentit Donald Tramp. Po kjo dosje pritet t’i dorëzohet shumë shpejt SPAK, BKH për të venë para pëgjegjësisë ligjore gjithë personat që kryen këtë atentat kombëtar.

Thimo

g

 

 

1 9

2 7

3 5

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakArmata e bashkisë dhe ministrive që përhapin propagandën: Çdo mëngjes na porosisin dhe na tregojnë çfarë duhet të shpërndajmë
Artikulli tjetërTeliti: Pas shuplakës nga FMN, reagimi i Bankës Botërore nota negative qeverisë së Edi Ramës