Piku i sezonit turistik i gjen shqiptarët jo vetëm me çmimin më të lartë të naftës në rajon, por e gjen Shqipërinë edhe një prej vendeve me çmimin më të lartë në rang botëror.
Vendi ynë gjendet i 15-ti në listën me 56 shtete të publikuar nga portali “Fuel Prices Europe”. Me çmimin prej 1,153 eurosh apo 158 lekësh për litër, naftë më e shtrenjtë se në Shqipëri mund të gjendet vetëm në shtete si Izraeli, Norvegjia, Islanda, Britania, Suedia, Zvicra apo Danimarka. Ndërkohë që çmime më të ulëta se Shqipëria ofrojnë të gjitha vendet e rajonit, por dhe shtete si Gjermania, Franca, Austria, Greqia, Shtete e Bashkuara të Amerikës e Rusia.
Çmimin më të ulët në rajon e propozojnë Maqedonia e Kosova, ku një litër naftë kushton përkatësisht 0,782 cent dhe 0,880 cent. Çmime dukshëm më të ulëta se në Shqipëri vërehen në Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Rumani e Serbi.
Në Shqipëri, nafta 36% më shumë se mesatarja globale
Për këtë vit, në renditjen e Global Petrol Price, Shqipëria është ngjitur në 20 vendet me çmimin më të shtrenjtë të naftës në botë, nga e 47-a që ishte një vit më parë, si rrjedhojë e rënies së çmimeve me ritme shumë më të ulëta se në bursa dhe në shtetet e tjera. Teksa nafta në bursat ndërkombëtare ka arritur në nivelet më të ulëta të 11 viteve, në Shqipëri një litër naftë vijon të shitet me pakicë nga 160-168 lekë për litër. Burime nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve u treguan skeptikë, nëse do të reflektonin këtë ulje në çmimet e pakicës për shkak të rritjes së tarifës së rilicencimit. Sipas Global Price Petrol, një faqe interneti që rendit të gjitha vendet sipas çmimit të naftës, Shqipëria renditet aktualisht në 20 vendet në botë me karburant më të shtrenjtë, duke u përkeqësuar në renditje muajt e fundit, si rrjedhojë e rënies së çmimeve me ritme shumë më të ulëta se në bursa dhe në shtetet e tjera. Në të njëjtën renditje një vit më parë, Shqipëria ishte e 47-a më e shtrenjtë në botë. Një litër naftë në Shqipëri është 36% më shumë se mesatarja globale. Në një renditje e 181 vendeve nga çmimi më i ulët naftës tek ai më i larti që afrohet aktualisht në rang global, Shqipëria renditet e 134-ta. Përllogaritjet e Global Petrol Price tregojnë se, aktualisht çmimi mestar i naftës në rang global është 0.97 USD për litër, ndërsa në Shqipëri e njëjta sasi kushton 1.32 USD. Një litër naftë në Shqipëri aktualisht shitet 36 për qind më shumë se, mesatarja globale. Vërehen ndryshime substanciale të diferencave të çmimeve që vende të ndryshme ofrojnë.
Sekuestrohet ARMO në Vlorë, punonjësit në protestë, 15 muaj pa paga
Filiali i kompanisë ARMO në Vlorë është vendosur nën sekuestro nga përmbaruesit privat për shkak të borxheve që ka ndaj shtetit shqiptar. Pas largimit të firmës azerbajxhanase punëtorët kanë 15 muaj pa u paguar. Ata nuk kanë pranuar të dalin nga objekti deri në shlyerjen e detyrimeve që firma ka ndaj tyre, raporton ABC News. Ndërkohë gjatë sekuestrimit të kryer nga Përmbarimi privat, punonjësit e kompanisë refuzuan daljen nga objekti, pasi nuk kanë marrë pagat për 15 muaj. Për këtë arsye janë në një proces gjyqësor me kompaninë ARMO për të marrë pagesat e tyre. Punonjësit e Përmbarimit kanë konfirmuar se për sekuestrimin ka një vendim gjyqësor. Kurse punëtorët kanë ngritur pretendimin se Përmbarimi nuk dispononte një listë të objekteve që do të sekuestrojë. Gjithashtu punëtorët kanë kërkuar që kjo çështje të mbetet pezull deri në përfundimin e procesit gjyqësor që ata kane hapur për përfitimin e pagave.
A.Shahini