Policia nis reprezaljet dhe arrestimet ndaj banorëve të Unazës së Re. Banorët njoftuan se janë shoqëruar në polici disa nga zërat kryesorë të protestës që vazhdon prej një viti për mbrojtjeene shtëpive të tyre nga një projekt korruptiv i qeverisë dhe bashkisë së Tiranës.
Edhe në këto momente policia është atje, njoftojnë banoret e Unazës. Ndërsa gratë po mblidhen tek vendi i protestës.
“Banorët e Unazës së Re njoftuan se janë shoqëruar në polici disa nga zërat kryesorë të protestës. Edhe në këto momente policia është atje, ndërsa gratë po mblidhen tek vendi i protestës”, thuhet në një reagim zyrtar nga zyra e shtypit pranë Partisë Demokratike.
Punonjësit e policisë kanë shoqëruar në komisariat, Gramos Shehun, Skënder Dodën dhe Ilir Katirajn, banorë të Unazës. Ilir Katiraj është përsoni që goditi me këpucë Ramën te spitali i Traumës. Shoqërimet janë bërë sot në mengjes.
Në tentative për të shuar protestën e banorve te unazës, qeveria duket se ka urdhëruar nisjen e një vale terrori ndaj banorëve.
Ndërkohë, banorët e Unazës së Re janë nisur drejt Policisë së Tiranës ku mbahen të izoluar dhjetëra protestues.
LIVE – Banorët e Unazës së Re marshojnë për tek Drejtoria e Policisë pas arrestimit të disa perfaqësuesve të tyre.
Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Donnerstag, 10. Oktober 2019