Shpërthen revolta tek Drejtoria e Policisë, protestuesit: Duam Drejtësi!

Shpërthen revolta tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Efektivët i kanë bërë thirrje banorëve të Unazës së Re që po protestojnë, që të largohen nga trotuari dhe të zhbllokojnë trafikun.

Banorët janë mbledhur aty për të protestuar me thirrjen “Duam drejtësi”, duke kërkuar lirimin e tre prej tyre që Policia i arrestoi këtë mëngjes në Unazën e Re, pikërisht pse kundërshtojnë shembjen e shtëpive të tyre ngritur atje pa u kompensuar.

Protetsuesit po lëshojnë thirrje të forta kundër kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj se po grabisin miliona euro në kurriz të tyre duke pastruar paratë e pista.

Ish-deputeti i PD, Kleves Balliu tha se, pasojat janë përgjegjësi e Edi Ramës. “Arrestimi i 3 banorëve, ishte një provkim, është Rama shkaktari. Pasojat janë përgjegjësi e Edi Ramës”, u shpreh Balliu.

ppp

Artikulli paraprakTension para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Balliu: Pasojat janë përgjegjësi e Ramës
Artikulli tjetërParalajmërimi i banorëve: Ka plane për gjakderdhje në Unazën e Re!