“Mini Shengeni Ballkanik”, Mustafaj: Shumë i dëmshëm, është një mënyrë për të shmangur Kosovën

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj foli për procesin e krijimit të minishengenit në Ballkanin Perëndimor, i cili u diskutua sot në Novi Sad të Serbisë mes Ramës, Vuçiçit dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

“Nuk e shoh lehtësisht të realizueshme. Nuk e shoh të realizueshme duke parë dhe analizuar marrëdhënien Kosovë-Serbi. Serbia nuk njeh asnjë dokument të Kosovës, nuk njeh as targat e makinave dhe nuk njeh asnjë dokument identifikimi. Si mund të krijohet ky minishengen, në kohën kur shqiptarët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë drejt Serbisë me mjete identifikimi.

Më parë duhet nënshkruar një marrëveshje që njeh dokumentet mes të dyja vendeve. Unë besoj se edhe disa vende të tjera nuk do ta pranojnë. Unë e cilësoj si një gjë të dëmshme dhe kjo është një mënyrë për të shmangur Kosovën  dhe Bosnjën, ose të gjashtë vendet ose asnjë. Kjo do të ishte një gjë e mirë nëse Serbia përshpejtonin njohjet e dokumenteve të Kosovës”, tha ai.

Artikulli paraprakKryemadhi për ‘Nova Media’: Nuk ka tërheqje! Ja çfarë do të ndodhë pas datës 18 tetor
Artikulli tjetërGrabitja e Kopështit Botanik nga Rama e Veliaj, Boçi zbulon 5 mashtrimet e nënkryetarit të bashkisë