Ish-kryenegociatorja e dialogut Prishtinë-Beograd, Edita Tahiri thotë se, Shqipëria nuk duhet të ishte bërë pjesë e takimit me Vuçiç për “shengenin ballkanik”. Në një lidhje me skype për RTV Ora, Tahiri tha se kjo është një mekanizëm artificial, si pjesë e planit për Serbinë e Madhe.
Sipas Tahirit, ky minishengenin përbën bërthamën ekonomike për Serbinë e madhe.
Me marrëveshjen e shengenit ballkanik pa Kosovën, sipas Tahirit do të dëmtohet Shqipëria politikisht dhe kombëtarisht.
Edita Tahiri: Ky mekanizëm i ri artificial është një tendencë neojugosllave për të vendosur sisteme dominimi, sepse Serbia është vendi më i madh në Ballkan dhe kërkon të dominojë.
Për mendimin tim është pjesë e këtij plani për Serbinë e madhe. Ku ky minishengenin përbën bërthamën ekonomike për Serbinë e madhe.
Unë mendoj se Shqipëria nuk u desh të bëhej pjesë e kësaj, sidomos për faktin se Ballkani i të barabartëve mund të ketë perspektive dhe stabiliteti. E dyta kur nuk është Kosova çfarë kërkon Shqipëria dhe pse e bën Rama bypass Kosovën për tu afruar me Serbinë?
Rama bëri dhe gabime të tjera historike. Me Vucicin provuan të imponojnë ndryshimin e kufijve, por nuk patën sukses.
Këtu dëmtohet Shqipëria e para politikisht dhe kombëtarisht në raport me ne. E dyta edhe në planin rajonal është një dëm i madh që Serbisë ti jepet një primat, sepse Serbia po punon shumë në fuqizimin gjeopolitik. Ka sjellë Rusinë, Kinën në Serbi dhe po përpiqet të rikthejë neohegjemonizmin, e që nuk mund ta bëjë sepse projekti evropianë është projekti i një Ballkani me shtete që do bëhen pjesë e BE.