Kosova e mrekullueshme kundër Malit të Zi, ëndrra vazhdon…

Ëndrra për “Euro 2020” vazhdon…

“Dardanët” kanë dhuruar spektakël në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur 2-0 Malin e Zi.

Në fakt, mysafirët duhet të jenë të kënaqur me rezultatin pasi për 90 minuta në stadiumin “Fadil Vokrri”, me mijëra tifozë të pranishëm – Kosova krijoi raste të panumërta.

Kosova pati 22 tentime, 7 ne porte – por vetëm dy herë e dergoi topin në rrjeten e kundërshtarit.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 10-të. Kapiteni Amir Rrahmani shënoi gol të bukur me kokë.

Kosovës tashmë i kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të këtyre kualifikimeve, kundër Çekisë dhe Anglisë dhe ka 11 pikë, një më pak se Çekia.

Artikulli paraprakReja flet pas fitores së Shqipërisë 4-0 kundër Moldavisë
Artikulli tjetërChallandes rrëfen pse i mbajti duart në xhepa kundër Malit të Zi